Rrëfimi i shoferit: ‘Fluturova’ poshtë me kamionin, ja si arrita të mbijetoj

Ornela

Një nga të shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka treguar momentet dramatike që ka përjetuar si dhe si arriti të mbijetojë.

Në një prononcim për mediat italiane, shoferi i një kamioni tregon se ai fillimisht ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe më pas ka ‘fluturuar’ bashkë me kamionin e tij poshtë. Ai ka thënë se arriti të shpëtojë, pasi ka dalë nga mjeti.

“Nuk më kujtohet shumë mirë, por ndjeva një zhurmë të madhe dhe më pas u rrëzova me kamionin tim. Arrita të dal jashtë kamionit. Mendoj se është një mrekulli që arrita të mbijetoj. Kam disa plagë në shpatull dhe disa gërvishtje të tjera në trup”- ka thënë shoferi i kamionit.

Deri më tani nga shembja e urës kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *