Numri i madh i emigrantëve që kërkojnë azil në Gjermani i ka bërë mediat atje të investigojnë mbi arsyet që i shtyjnë këta njerëz të lënë shtëpitë e tyre për të udhëtuar drejt një vendi të huaj.
Në faqen e saj në Facebook gazeta gjermane “Der Spiegel” ka postuar intervistën e një djali nga Novosela, i cili rrëfen arsyet e largimit të bashkëfshatarëve të tij.
“Puna është e vështirë këtu dhe ndodh të mërzitesh e të duash të largohesh. Është monotoni. Kryen aktivitetet e përditshme të punës në fshat. Punojmë deri në orët e pasdites. Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu”, thotë ai.
“Zhvendosja ka qenë masive, ndoshta 20-30 për qind e banorëve të fshatit janë larguar. Unë kam mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor, vetë bachelor dhe nuk kam vazhduar master. Kam qenë i informuar sidomos pas vizitës së kancelares Merkel se Gjermania ofron vende pune, por për persona të specializuar”, shprehet më tej i riu Mali Tafaj.
Djali thotë se për të shkuar në Gjermani, itinerari që ndiqet është fillimisht udhëtimi drejt Prizrenit, më pas në Shkup, nga ku udhëtohet drejt Serbisë e prej atje drejt vendeve të BE-së.
Ai vetë nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon ai.

klasa punetore kudo eshte njelloj, i dashur ankues. kudo qe te shkosh je thjesht nje vegel pune, pavaresisht se cfare vesh apo ku jeton.
Eh more djale! Skllaveria eshte skllaveri, si dikur edhe sot. Askund nuk do e gjesh lumturine, perkundrazi atje larg do vuash shume me teper mer mallin, deri edhe guret e rugices ku ke lindur. Por, provoje njehere, dhe do me kujtosh.
Klasse puntore nuk eshte njelloj kudo, pershembull ne Shqipri te punosh nuk mban veten me buke dhe jo me te kesh edhe kalamaj, Kurse ne gjermani mban jo vetem veten por edhe familjen. Pjese e mallit eshte nje pjese tjeter qe Ska nevoje per komente.
Bravo emigrant.Mese e vertete.Krahu i punes por edhe mendja ne kete mut vendi jane Sa per mbijetese ku as minimumin e mireqenies nuk siguron dot.Po te kesh grua e femije,prinder te semure cfare trapin do sigurosh ne kete hale vend.As varrin nuk u siguron dot pale te tjera.Po Rilindasit e kane marre ne dore situaten dhe po rrjepin morrin nga bishti.
Ky eshte vertet nje problem i madh dhe i thelle shoqeror per Shqiperine dhe per vendet e tjera qe pesojne te njejtin fat.Qeveria duhet t,i japer perparesi zgjidhjes se tij,sepse pkerisht per kete e mori voten dhe pushtetin,e jo te merret me kisha e xhamija.Fjalete ketij djali jane mese domethenenese,o krijoni kushte dhe nivel ekonomik per popullin,ose o ikni ju o do iki populli.
Te besh pushime ne nje kohe kur njerzit ikin lume drejt europes,duke sakrifikuar jeten,te ardhurat etj.eshte ndjenje papergjegjshmerie.As nje me shkolle te larte,por qe punon ne te tjeret e nuk ka aktivitet privat nuk e siguron dot jeten normale me te ardhurat qe merr.Qeverite e qeveritaret shqiptare jane me parimin +dola une nga gropa,hiqeni shkalle,+s,ka gje se te tjeret jane ende poshte.Nese ounon mire policia apo dy tre aspekte te tjera,thelbi mbetet negativ,mireqenia bije e nuk rritet,kur edhe karburanti,ku mafia eshte me e forte rritet kur ne te gjithe boten cmimi bije.Po edhe populli yne gjumash,le te bertase poshte jorganit,se ne rruge del vec per mitingje e koncerte.Po nuk kerkoi,as nena nuk i jep te pije femijes!