Rregullorja, institucionet përgjigje Kryeministrit brenda 7 ditësh

Dita

Të gjitha institucionet publike duhet që t’i  kthejnë përgjigje Këshillit të Ministrave brenda 7 ditëve, ose në raste urgjente, brenda 3 ditëve.

Qeveria përcaktoi në mbledhjen e sotme të qeverisë një vendim të posaçëm, sesi duhet të bashkëpunojnë me njëri – tjetrin, institucionet e administratës publike, se çfarë duhet të përmbajë një kërkesë që ata i bëjnë njëri – tjetrit dhe brenda sa ditësh duhet të kthehet përgjigja.

“Çdo institucion i administratës shtetërore ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e tjera të administratës shtetërore të dhëna. Kërkesa në këtë rast duhet të përmbajë: a) organin që bën kërkesën; b) llojin e të dhënave, informacionit apo ndihmës që kërkohet në këto raste; c) arsyet e një kërkese të tillë; ç) argumentimin e urgjencës nëse ekziston dhe d) nënshkrimin e titullarit të institucionit apo personit përgjegjës”, thuhet në VKM.

Institucioni pritës duhet të kthejnë menjëherë përgjigje për kërkesën për bashkëpunim dhe kurdoherë brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim.

Kur kërkesa bëhet nga ministritë, drejtuar Kryeministrisë, afati për kthimin e përgjigjes është deri në 3 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si urgjente dhe 9 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si të zakonshme.

Share This Article
1 Comment
  • I vetmi institusion qe te kthente pergjigje me shkrim ishte Bashkija ne kohen qe Rama ishte kryetar i saj…edukata administrative ka qene teper e dobet ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *