Rregullat e reja, Klosi: Ja cilat makina do dalin nga qarkullimi

Leda Hysa

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësuar flotën e automjeteve në qarkullim.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, thënë ndryshe kjo, makinat e prodhuara në 2005. Rinovimi i strukturës së mjeteve, sipas Klosit, do të shkojë paralel me nxitjen e masave për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri si edhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Ndryshime do të ketë edhe në nivelin e taksimit. Kështu do të përjashtohen nga taksat automjetet e reja me ndotje të ulët dhe do të propozohet, po ashtu, që taksimi të rritet në proporcion me cilindrat apo madhësinë e motorit.

Share This Article
2 Comments
  • Z KLOSI ….Mire ja beni ketyre kokpalareve ,qe ju votojne ,edhe pak e kane .Ore zoti Minister ,cohu edhe i trego ,shqiptareve te pa perkrahur ,::::

    KU BYROJA POLITIKE ;MBARE ;OPOZITE DHE MAXHORANCE ;PREJ VITESH JU VJEN KARBURANTI I PASTER NGA WIENA E AUSTRISE :

    Kurse popullit ,i shisni karburantin me te keq, pa e ekzaxhiruar , ne bote .Pa as edhe nje standart ,ku e vidhni kete milet dy here…
    1 CILESINE
    2 Me te shtrenjtin ne rajon .
    Talluni me kete popull kokpalare , duke u zene e kacafytur GJOJA ne parlament.Me PALLAT e me BRACET.e me shume zejmene te mafjes te tjere ne pushtet .BRAVO te madhe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Me qe je edhe min i Turizmit ,dil dhe be ndonje xhiro nga bregdeti , e shiko kush ka ndertuar hotele dhe vila ne bregdet ,,se edhe une kam toke ne bregdet ,por nuk me le njeri , as edhe nje kasolle per te ndertuar..Po presim vettingun .o KLOS ….:

  • Rezultati i masave idiote qe merr kjo qeveri do jete edhe ma shume aksidenté edhe ma shume ndotje se veturat e vjetra duhet pa tjeter me va shty jeten,ne pamundesi per shumicen absolute te shqiptareve,jashte grushtin e millionerereve qe nuk jetojne ne realitetin e popullit shqiptar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *