Rregullat e reja të punësimit në Britani pas “divorcit” me BE, çfarë kriteresh duhet të plotësoni

J L

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit.

Qeveria ka njoftuar për rregulloren e re të punësimit të emigrantëve në Britaninë e Madhe.

Sipas njoftimit, emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas përfundimit të lëvizjes së lirë Mbretëri e Bashkuar-BE më 31 dhjetor.

Kjo paketë sipas qeverisë synon të ulë emigracionin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Skema e re që pritet të hyjë në fuqi është me pikë.

Sipas skemës, emigrantët që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar.

Me plotësimin e këtyre kushteve të jepen 50 pikë.

Por për të fituar vizën e punës duhet të marrësh 70 pikë.

Pikët e tjera sigurohen nga kualifikimet, vlera e pagës dhe puna duhet të jetë në një sektor me mungesa në punonjës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *