Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje Dita. Më në fund duket që Bashkia Tiranë po bën ndonjë punë, ndoshta jo aq sa duhet, por e kishim harruar që gropat duhen mbyllur e vijat duhen ribërë. Edhe hapësirat publike të zëna nga privatët më tamahqarë të mundshëm duhen kthyer te i zoti. Por edhe ato kioskat provizore të postes mendoj se duhen të kenë të njëjtin fat, pasi dyqane që jepen me qera ka anekënd Tiranës dhe them se edhe leja e tyre duhet të ketë qenë provizore e duhet të ketë skaduar me kohë. Gjithashtu pyes veten sa herë përplasem me mbetjet e kabinave të telefonave, a i përdor kush ato se as për të lidhur biçikletën nuk bëjnë? Mendoj se rregullimi i këtyre gjërave të vogla do të na e përmirësonte jetën pa shpenzuar ndonjë gjë të madhe Bashkia. Respekte! Naimi
