Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nxjerrë për konsultim rregulloren e re se si do të kontrollohen matësit e energjisë elektrike. ERE ka nxjerrë për konsultim kontratën “tip” për verifikimin e matësve të energjisë. Sipas rregullave të reja verifikimi periodik i matëseve elektrik do të kryhet nga subjekte të pavarura të autorizuara ose të akredituara nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Si do të testohen matësit?
Matësit elektrik do të testohen në kushte laboratori por edhe në kushte terreni duke përdorur matësa referues kontrolli ose instrumente portative testimi të pajisur me certifikatë konformiteti të certifikuar nga laboratorë të akredituar me Standardin EN ISO/IEC 17025. Metodika e testimit do të jetë ajo e krahasimit të rezultateve të matjeve me ato të regjistruara nga një matës standard etalon me klasë saktësie me të lartë se klasa e saktësisë së matësit elektrik që do të testohet. Tolerancat e gabimit të matësit që testohet në kushte terreni do të jenë 1.5 herë klasën e saktësisë së vetë matësit elektrik. Matësit që rezultojnë të rregullt pas verifikimit do të vulosen me vulë dhe një çift etiketash. Të gjithë matësit dhe pajisjet e tjera të sistemit të matjes, do të jenë të testuar për saktësinë e tyre përpara se të vihen në punë. Testimet duhet të bëhen në periudha të caktuara kohore për të kontrolluar dhe verifikuar që funksionimi i matjes është brenda kufijve të lejuar të gabimit të dhënë në Kodin e Matjes. Kur pas verifikimit konstatohen se gabimi i regjistruar pas testimit është përtej gabimit maksimal të lejuar dhe nuk ka prova të dëmtimeve me dashje të bëra nga klienti, atëherë Operatori i Rrjetit kryen përllogaritjet përkatëse të sasisë së energjisë së faturuar më shumë ose më pak, sipas rezultatit të pasaktësisë në matës dhe në këtë mënyrë bëhet rimbursimi sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Matjes. Rregullimet për pasaktësitë e matjeve do të kufizohen për periudhën e fundit 12 mujore, dhe sa herë që konstatohet nga subjektet e autorizuara për kryerjen e testimit të matëseve elektrik.
Kur matësi është jashtë funksionit
Kur matësi ose pjesë të matësit janë jashtë funksionit apo punojnë jashtë kufijve të lejuar të gabimit, atëherë merren masa për rregullimin, riparimin ose zëvendësimin e tyre duke bërë të mundur kthimin në punë të pajisjes sipas kërkesave të lejuara për kufijtë e gabimit. Klientët fundorë familjarë ose jo familjarë do të përdorin me kujdes dhe do ti ruajnë pajisjet e matjes kur ato janë të vendosur brenda kufijve të pronësisë së tyre. Në rast se ata verifikojnë dëmtim të pajisjes matëse atëherë do të lajmërojnë me shkrim subjektin që siguron pajisjet sipas marrëveshjes për ta riparuar ose zëvendësuar. Klienti i cili nuk ka interes pronësie me pajisjen matëse të instaluar nga një operator i sistemit, nuk duhet të ngacmojë ose të lejojë ngacmime të pajisjeve matëse të instaluara.

Nuk jane pak 16 vjete qe nxjerin rregulla dhe ky sistem funksjonon jashte cdo llogjike .Po sjell vetem disa praktika te kuptoni injorancen se si funksjonon ky sistem.
Deri ne vitin 2000 kush donte paguante e te tjerer livadhisnin me energjine elekrtike .Mbas vitit 2000 ndoshta gropa financiar thellohej dhe shteti nuk kishte mundesit as te mbante vehten e tij e jo me te jepte energji falase .Ata qe grryenin kete sherbim ishin bizneset ,qe padyshim me te medhajat ishin te politikanve ,pa u lodhur fare konsumonin dhe nuk paguanin .Shteti u hodh ne sulm por me te fituarit dolen faturuesit ose kontrolloret e zonave .Si han pa zot ata benin cdo gje sipas reagimeve te qytetarve ose vendimeve te pakontrolluara te qeverise .U hodhen ne sulm dhe bene faturime fiktive .U mblodhen disa fonde por me shume u futen ne xhepat e hajdutve te stervitur qysh me pare nga dyshja Berisha -Nano .Kete e them me faktin qe pesova kur erdha me pushime ne Memedhe .
Biro ke nje fature te majme per dritat me thot im ate. Cka bere vaki i thash .Shtepia nga 95 e drei tani eshte e mbyllur dhe une kam nje kontrate mbyllje me elektrikun.Nuk di por une kam paguar deri tani gjysmat.Te tjera paguaj vet .Behej fjale dhe per 250000 lek te vjetra. Ke bere gabim i thash .Me jep faturen se kete e zgjidh me gjyq .Duke patur nje dokument per mbylljen e kontrates jo qe nuk do paguaja por te me kthenin parat qe i kishte paguar im ate .Pergjigjja Fature nuk me dhane se hidhen ne sistem .Shkoje ne zyrat qendrore dhe atje marr pergjigjen se ju zotni nuk kini asnje detyrim tek ne .Po si shpjegohet qe tim eti i eshte kerkuar nje shume prej 1/2 miljon te vjetra .Ne nuk dim gje . Vendosa te shkoje ne piken ku babai kishte paguar parat .Atje nuk egzistonte azgje .Si ka mundesi .Nuk mora asnje pergjigje .Cte beja .Personi qe i kishte bere presjon babait te pagonte shumen qe pushuar dhe asnje nuk te jepte pergjigje se ku mund ta gjenim .Hoqa dore mbasi kuptova se me Talibanet e elektrikut eshte e pa mundur te fitoje .Mbajta dokumentin qe tregonte kontraten e mbyllur dhe vendosa qe te mos paguaj azgje nga elektriku .
Por ky fenomen lindi perseri kur u vendosen aparatet e rinje te regjistruar .Ne menyre jo zyrtare behet nje kontrate me numrin e aparatit dhe emrin sipas deshmive te gjitonve .Emrin i sakt mbiemri tjeter .Vi perseri te beje pushimet ne Memedhe .E pa mundur te sqarohesha per kontraten dhe emrin e gabuar .Te dhenat ishin te hedhura ne sistem dhe skishte asnje mundesi te beheshin ndryshime .Aparati nuk kishte regjistruar se nuk banohej por emri i gabuar ishte debitor.Nuk dija si te veproja mbasi ne shtepi do te banonte vjerra .Mora kete zgjidhje .Nese nuk paguan do te nderpresim energjine .Per emrin nuk ka shume rendesi mbasi ne kemi numrin e aparatit.Pagesat do behen cdo muaj ne pikat tona .Se sa ke harxhuar do ta mesosh kur te paguash .Asnje fatur deri me sot mbi kw e harxhuar vetem para te paguara .
Ja pra se ne c’gjendje eshte sherbimi elektrik ndaj qytetarve dhe merren vendime qe nuk kane lidhjje fare me realitetin .
Shume dakort
Po kush do te punoj ne kompanite qe do licensohen dhe autorizohen
Trecereku i tyre jane me shkolle 8vjecare dhe diplloma fallco qe nuk dine parimet e matjes.
Kjo eshte eksperienca e deri tanishme
Mire po them se po i kualidoni ne regull sahatet po energjia apo jete brenda standartit 220-250kv si Europa se duke qene nen kete limit sahati regjistron nje lloj kurse koha shtohet dhe keshtu qe eshte vjedhje ne kuris te popullit. Prandaj qe te mbledhesh duhet e ti plotesosh kushtet e zbatohen regullat Europiane te furnizimit me energji te popullit e.
Spata@ prej tre vjetesh ketu tek “Dita kam lexuar analizen me te sakte qe i behet sistemit te mbledhjes se detyrimeve te energjise elektrike nga qytetaret.Keshtu si ju kur kthehem nga Greqia pas 8 vjetesh gjej nje grumbullim borxhi prel 1,5 miljon leke,qe duhet te paguaja kur kurrkush nuk banonte ne shtepi.Nje pyetje i bera kontrollores.Perse nuk e nderprete energjine,kur per 8 vjet ky abonent nuk paguante dhe ju varda faturat?Ata e nderprene energjine kur hetuan qe dikush kishte ardhur te banonte ne shtepi.Jane hajdute te rafinuar.
Mjerim i madh e ka zènè at milet, se e vjedhin nè ç’do drejtm! Njè nga hajdutèt skandaloz (sipas medjave dhe fukarejve qè e provojn nè kurriz) ishte Cez. E keqja e madhe èshtè se dhe Oshee vazhdon tè vjedhi si Cez si nè faturime aforfe, si nè dritat e shkallve….Sidomos, nè veçati po vidhen emigrantèt, si rasti tipik i mè sipèrm i Spatès (qè s’i pret sopata) dhe popullata u varfèrua nga vjedhjet pa fund. Po tè bèhet njè pèrllogaritje e pèrafèrt vetèm me emigrantèt, qè janè gati njè miljon jasht vendit dhe qè kan mbyllur shtèpit, u vjen ç’do muaj faturra e dritave kur s’kan shpenzuar pèr 11 muaj asnji kw! Del tu vidhen miljona lekè nè vit nga emigrantèt qè vijn njè herè nè vit nè Mèmèdhe pèr tu çmallur me njerzit e tyre. Bèni kèt pèrllogaritje: pèr 11 muaj duhet tè paguajn 3740 lek i ri pa djegur asnji kw drita pèr 300.000 emigrantè, bejn tu vidhen 1.122.000.000 lek i ri nè vit pa shpenzuar asnji kw dritè. Nuk ju besohet? I bèjm llogarit si tè doj Oshee me statistika e saja. Dhe mè skandalozja èshtè se kjo vjedhje èshtè e lejuar nga njè “vendim” korruptiv i ERE, qè èshtè vènè pèr tè mbrojt qytetarèt nga vjedhjet! Me vendimin qè marin 3 a 4 vetè tè korruptuar tè ERE e lejon (Cez-in deri dje e Oshee sot) tè vjedhi popullin fukara; ke parè kèshtu?! As nè ERE, as nè Oshee e as nè Ministrin e Energjitikès nuk gjindet “kopetenti” qè ti pres dorèn kètij hajdutllèku. Ku po shkojm?
Kusarlleku me i madh eshte bere ne kohen kur ka qene CEZ.
Do ju tregoj dicka qe prej shume vitesh nuk po zgjidhet!
Para disa vjetesh me vjen fatura 150 mije leke…
Nuk kam kondicioner,nuk perdorim dushin,etj.etj.
kusare do turperoheshin e do vinin mend…
Por me kot,faturat i paguaja mbi 100 mije leke te vjetra.
Duke qene juriste,por prej disa vijetesh ne pension,fillova te bej fotografi te pjesa e automateve.
Futa karten ne laptop dhe pashe dicka qe nuk ishte ne rregull.
Automatet dhe kordonet qe vinin nga sahatet kishin nje numer te crregullt vendosjeje….3-2-1-4 e me pas numri rendor ishte i rregullt.
Pas pak ditesh rastisa faturuesen,nuk i thashe gje mbasi e dija qe ajo ishte strumbullari i kusarllekut…
Me aparat fotografik marr sahatet ne boks.
Fus karten ne laptop dhe shikoj se numri rendor tek sahatet ishte i rregullt.
Mbasi bej fotot me ngjyra shkoj tek drejtori Sula,nga Dispanseria Tiranes dhe i tregoj fotot nd nje format A4, lart sahatet poshte automatet.
I them perse numri rendor ishte ndryshe nga sahati tek automatet?
E pyes dhe per disa pjese plastike qe ishin vene tek automatet,per fatbte keq ketu nuk ka obsion per fotot,eh,nejse,ai therret shefen e kuadrit e nje pergjegjese tjeter dhe u thote te nisen kontroll tek sahatet…
Une u them “Ju lutem mos e lajmeroni faturuesen,ate therriteni kur te jeni te bokset”.
Kthehem per ne shtepi dhe tek po flisja me nje fqinje ne rrugice ,ndjej nje dore qe me preku dhe nje ze te shtirur qe me tha” Tek ty po vijme”
E indinjuar iu ktheva grupit te kontrollit pse nuk veproi sic kerkova une por ata u justifikuan se nuk e dinin shtepine.
Kur hapen boksin une pyeta faturuesen perse prane numrit tim,4 kishin ardhur numrat e meparshem pa rend?
Ajo me tha se kur kishte ndryshuar sahatin e familjes me numer automati 2, kishin konstatuar se automati,isjte Para pak ditesh po ndiqnim nje film tek nje,kanal,televiziv italian.
Papritur iken dritat…vrapova te shikoj cfare ndodhi…
Hapa deren dhe shikoj deren ku,jane automatet ,gjysem te hapur,nuk kishin arritur ta mbyllnin…
Therrita dhe shikoj fqinjin poshte,ate qe ka automatin nr,2 dhe qe me ka ardhur afer automatit tim.
Ai mbante nje bateri ne dore sepse nderhynte tek pjesa tjeter,aty ku eshte tensioni larte.
“Edhe mua me iken dritat”- foli ai me nje ton te eger e duke share…
Ne fakt kjo eshte perseritur edhe here tjeter i njejti veprim,mua me iken dritat,dera e automateve nuk ishte mbyllur por,e lene gjysem e hapur dhe nje kurriz te perkulur me bluze sportive blu qe,futej ne katin e pare…
E dija kush ishte,numri 2 i automatit por nuk ia zgjata…
******
Ceshtja eshte se kur do nderhyhet per te rregulluar lidhjet e bera e ne vendosjen e telave elektrike sipas numrit rendor…
Kudo ka hyre paraja dhe njeriu i ndershem vuan…
DELETED
Hajdute dhe hijena jane ata te elektrikut.
Ne kete hale vend nuk ka nepunes qe te bejne detyren por plehra otomane. Keshtu jane tegjithe nepunesit e ketij vend bataku. Shembullin e jep e para politika me talebanet e saj qe duhen futur te gjithe ne burg.