“Klientja më fyente me fjalë të rënda dhe banale sa herë që vinte pinte kafe në lokalin ku unë punoja si kamariere. Nuk e durova dot më dhe e qëllova me grushte”. Kështu ka deklaruar 42-vjeçarja me iniciale D.D, e cila u denoncua nga shtetësja A.P, 48-vjeçe për ushtrim dhune. Ngjarja ndodhi dje në një lokal në Korçë kur kamarierja ka rrahur me grushte një kliente pasi sipas saj e fyente vazhdimisht. “I kërkova pronarit të mos e pranonte më në lokal por ai më tha se nuk duhet të përzija klientët. Nuk e durova dot më dhe e qëllova” ka deklaruar 42-vjeçarja. Sipas policisë A.P, u godit me grushte dhe pasi dëmtime në fytyrë nga unaza që mbante në gisht kamarierja. Kjo e fundit u shoqërua në polici dhe pasi u mor në pyetje u la e lirë ndërsa hetimet ndaj saj do të vazhdojnë. Mësohet se pas kësaj ngjarjeje ajo është pushuar nga puna si kamariere në një lokal në Durrës.

kjo punonte dhe ne korce dhe ne durres njekohsisht se spo e marrim vesh , jini pak me te qarte !
Po ose jo? Të njejten vrejtje kisha dhe unë? Ku punon kjo zonja,ne korce apo ne durres? Po fyesja e kamarieres pse nuk eshte mare ne polici? Ka fyerje qe jane me te renda se rrahja? Tung!
Kesaj i thone lesh arapi