Një adoleshent nga Kalifornia i cili vrapoi për të ndihmuar një të verbër që po e rrihnin, është pranuar në skuadrën e futbollit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku nxënësi i shkollës “Huntington Beach High School” është quajtur hero pasi ndërhyri kur pa një nxënës tjetër që po rrihte një të verbër.
Ai e gjuajti agresorin me një grusht, duke e shtrirë për tokë. “Ti po gjuan një të verbër. Çfarë problemi ke?”, i tha ai. Ndërkohë, personi që gjuajti të verbrin është arrestuar ditën e sotme.

I lumt dora