Rreh policin, arrestohet pronari i një lokali

Saimir Lleshi

Një 41-vjeçar përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës policie.

Lavdosh Serani, banues në Durrës u arrestuar pasi gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr. 13 të qytetit ka goditur një punonjës policie.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip TT dhe 1 fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *