Një 56-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në Pogradec, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së. Në pranga ra Spase Kaçorri, banues në qytetin e Pogradecit.
Arrestimi i tij u bë pasi, sot në lagjen nr 1, në ambjentet e brendshme të Zyrës së OSHEE në Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, përgjegjësin e Zyrës së OSHEE-së, shtetasin A.H, 61 vjeç, banues në Pogradec. /Dita/
