Rrëmbehet një shqiptar në Angli (VIDEO)

Dita

Policia britanike dyshon se në jug të Anglisë është rrëmbyer një shqiptar.
Policia britanike ka publikuar sot edhe videon e rrëmbimit, e regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit Brighton.

Në të duken dy burra të cilët dalin nga një automjet i bardhë, ndërkohë dy të tjerë qëndrojnë brenda, dhe rrëmbejnë me forcë shqiptarin.

Një person tjetër aty pranë ka parë gjithçka dhe po shërben si një ndër dëshmitarët kyç të ngjarjes në procesin.

Policia po vijon me hetimet, ndërkohë deri tani ka arrestuar tre persona, 23, 29 dhe 34 vjeç, të cilët po mbahen në paraburgim.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HeicRRavkCM

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *