Para ca kohësh doli doktori i së keqes duke shpallur “hero” të arrestuarin në Serbi për thyerje të “murit” shqiptar. Por ama “harroi” të thotë se ky farë heroi duhet të kishte deklaruar edhe marrëveshjen me UDB-në për lirimin e tij. Tani të vijmë tek dekriminalizimi ynë. Të gjithë jemi në unison teorik që veprimet e paligjshme duhen ndëshkuar. Në fakt, thellë-thellë nuk më intereson shumë se ç’ka kryer Rroshi apo edhe Noka para 20 vjetësh. Më shumë njerëzve u interesojnë ata që bëjnë keq sot e që kanë patur në dorë të harlisen në emër e me taksat e atyre që i kanë besuar. Kavaja do ta kishte më keq sikur kryetari të grabiste sot paratë e djersës së qytetarëve të saj. Prokuroria ka patur plot çështje shumë më të rënda për qytetarët për të zgjidhur e që i ka mbyllur o për procedurë, o për “lapsuse” në shkresa. Kjo “gatishmëri” prokurori-gjyqësor për të luftuar krimin e “degëve” duke anashkaluar rrënjët e së keqes, aty ku ajo mbarset, nuk sjell asgjë të mirë me gjithë zulmën e një suksesi të paqenë. Pikërisht kjo taktikë e neveritshme përdoret sot e çuditërisht me një farë suksesi. Miliardat e grabitura të Gjin Gjonit e të tjerë Gjonëve me bekimin e mbrojtjen e një presidenti gardhesh nuk qenkan asgjë në krahasim me ndalimin e Nokës e ndonjë tjetri para çerek shekulli! Profeti
