Rrëshen, aksidenti afër tunelit, shkon në 3 numri i të vdekurve

Dita

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur më 3 dhjetor, në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash. Pashk Gjoka është personi i tretë që ka humbur jetën, si pasojë e aksidentit në fshatin Reps të Mirditës.

Në tentativë për ta kaluar nga njëri kah i rrugës, në tjetrin, tre kalimtarët janë përplasur nga një automjet tip “Fiat” që drejtohej nga Mersin Allaraj, i cili po lëvizte në drejtim të Rrëshenit. Sipas policisë viktimat janë Marte dhe Gjyste Tusha, përkatësisht 75 dhe 18-vjeç, gjyshja dhe mbesa, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Pashk Gjoka, 53-vjeç, i cili ndërroi jetë dje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *