Një 35-vjeçar është rrëzuar në Lumin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në zonën e quajtur Frutikulturë në Kamëz.
Sipas policisë, 35 vjeçari Nazmi Buçi ka qenë duke punuar në tarracën e shtëpisë së tij, po ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në lumin e Tiranës.
Pas kërkimeve polumbarët kanë gjetur Namzi Buçin, i cili u dërgua në spital për të parë gjendjen e tij shëndetësore.
