Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Librazhd-Prrenjas

Ornela

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin kanë sjellë problematika dhe bllokim të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se nga shirat e shumtë, masivë gurësh e dheu kanë rrëshqitur dhe kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Hotolisht duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve në njërin krah të rrugës.

Shërbimet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *