Një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar sot aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur kthesa e Murrashit, ku sasia e madhe e dherave dhe gurëve të rrokullisur nga kodrat anës rrugës ka zënë një segment prej të paktën 30 metrash.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërhyrja e forcave të policisë ka bërë të mundur hapjen e rrugës për qarkullim vetëm në njërin krah në pjesën e dëmtuar. Megjithatë lëvizja në këtë zonë paraqet rrezik, pasi rrëshqitjet vijojnë.