Një sasi e madhe dherash kanë rrëshqitur si pasojë e reshjeve të javës së kaluar në Kukës, duke dëmtuar 66 krerë bagëti. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Lusën të komunës Ujmisht.
Nga rrëshqitjet në këtë fshat është rrëzuar një stallë bagëtish, duke zënë brenda 66 krerë. Rrëshqitja ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit, të cilët thonë se janë të kërcënuar në çdo moment dhe kërkojnë ndihmën e shtetit.