Letër e nënshkruar nga Pali Nito
Dikur nga mezi i viteve 1950 përdorej një shprehje ironizuese: Rreshteri togën dhe togeri rrogën, që kritikonte oficerët e trupës që i qëndronin larg stërvitjes. Para disa ditësh media bëri publike rrogat e nëpunësve dhe drejtuesve të Bankës shqiptare duke filluar nga zyrtarët e thjeshtë që merrnin mbi një milion lekë në muaj e që vijonin me anëtaret e këshillit mbikqyrës dhe zv-guvernatorët me nga 3-4 milion lekë e që kulmonin me rrogën e guvernatorit që merë rreth 10 milion lekë në muaj. Të gjithë mbajtëm frymën dhe shqyem sytë nga ky njoftim. Punojnë në thellësi të nëntokës e me rreziqe serioze për jetën minatorët e galerive madje, nën ndikimin e gazrave helmues dhe ndonëse i japin shtetit dhe shoqërisë të ardhura të konsiderueshme paguhen me një pagë gati modeste. Paqëruajtësit kanë shërbyer në vatrat më të nxehta të globit kundër terrorizmit ndërkombëtar ku luhet me jetën siç qe rasti i kapiten Voglit që ra dëshmor në Afganistan. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për punonjësit e policisë së shtetit të cilët ndonëse përballen orë e çast me krimin dhe kriminelët e për rrjedhojë rrezikojnë seriozisht edhe jetën, për shërbimin që kryejnë paguhen pak madje shumë pak ne krahasim me zyrtarët e Bankës shqiptare. Një jetë të tërë i kontribuan shtetit dhe shoqërisë pensionistët e nderuar por që përfituan shumë pak duke marrë një pension qesharak që nuk u mjafton as për qeratë dhe ilaçet. Prandaj, për të mos na ndodhur më që rreshteri të stërvisë togën dhe togeri të marrë rrogën, sugjeroj që të studiohen e të shikohen rrogat marramendëse te nënpunësve dhe drejtuesve të Bankës shqiptare.

Drejt e kini z. Pali. Nito por këtu veprohet në bazë të ligjeve të kapitalizmit tropojan? Ky kapitalizëm që siç e dini na ka çuar “pas Gjermanisë” ka ligjësi që ju,unë dhe bota do t’i kuptojmë pas 100 vjetësh” !? Kapitalizmi tropojan ia ka kaluar kapitalizmit gjerman,amerikan,italian e ku di unë dhe me sa kuptoj juve jini i painformuar me ritmet e rrogat marramendëse të tij… Ja kështu? Nderime!
@@@ Drejt e kini z. Pali Nito por këtu veprohet në bazë të ligjeve të kapitalizmit tropojan? Ky kapitalizëm që siç e dini na ka çuar “pas Gjermanisë” ka ligjësi që ju,unë dhe bota do t’i kuptojmë pas 100 vjetësh” !? Kapitalizmi tropojan ia ka kaluar kapitalizmit gjerman,amerikan,italian e ku di unë dhe me sa kuptoj juve jini i painformuar me ritmet e rrogat marramendëse të tij… Ja kështu? Nderime!
Ne se eshte e veretete qe punonjsit e Bankes se Shqiperise, perfshi Guvernatorin, kane paga relativisht kaq te larta,sa c’thuhet, ajo qe me vjen ne mendje eshte sa me poshte:Kush e ka bere ligjin te tille qe i ka lene dore te lire Bankes se Shqiperise qe te beje nje politike pagash jashte realitetit shqiptar?Projekt ligji per Banken e shqiperise ka kaluar ne komisionet parlamentare dhe ne menyre te vecante ne komidionin e ligjeve dhe te ekonomise.Ku jane sot keta deputete dhe kryetare te ketyre komisioneve, qe lejuan te kaloje projekt-ligji per Banken e Shqiperise ne séance plenare?A thua nuk e kane parashikuar, qe me boshlleqe te caktuara drejtuesit e Bankes,mund te abuzonin ashtu sikur ndodhi?Cfare sigurie ka qe ne te ardhen nuk do te lejohen te kalojne ligje te tilla,gjysmake,evazive,te pa kontrollueshme?