Rreth 1 mijë shkolla do të mbyllen

Saimir Lleshi

Jo pak, por rreth 1 mijë shkolla në vend do të mbyllen. Bëhet fjalë për shkollat nëpër fshatra, të cilët janë të braktisura tashmë.

Shifra bëhet publike nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila thekson se bëhet fjalë për 987 shkolla të arsimit 9-vjeçar që kanë 30 nxënës.

Si zgjidhje, ministrja tha se shkollat do të grupohen, pra dy fshatra me të njëjtën shkollë. Ende nuk dihet se si do të zgjidhet problemi i transportit veçanërisht në dimër.

“Këto shkolla duhet të grupohen në bazë të afërsive”, tha ajo. Lëvizjet brenda vendit, por edhe ikjet e shumta jashtë kanë shkaktuar uljen e numrit të nxënësve nëpër shkolla. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Një arritje madhështore e sistemit demokratik që na i solli partia e ,,,,,,Berishës,,,,, që ju harroftë emri.

  • Histori e vjeter e shkollave ne fshatra ku pothuajse nuk ka banore dhe nuk justifikohet financimi i shkollave. Ministrja e radhes e arsimit ne radhe te pare duhet te zgjidhi problemin e arsimimit te nxenesve ne keto fshatra pastaj le ta quaj reforme ate qe de fakto eshte e mbyllur si problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *