Rreth 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022 parashikohen të jenë në sektorin e Turizmit.
Turizmi si një nga sektorët kyç të një vendi, jo vetëm për rolin e rëndësishëm që ka në kontributin e rritjes ekonomike, por edhe për shkak të impaktit zinxhir që ka në sektorët e tjerë të ekonomisë.
Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohet që rritja e kontributit direkt dhe indirekt të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të shkoj nga 26% në vitin 2016, në nivelin e 29% në vitin 2022, duke mbajtur një rritje mesatare vjetore për periudhën 2018 -2022 në nivelet e 6.1% në vit.
Kontributi indirekt i këtij sektori vlerësohet të jetë në raportet e 1 me 2.5 krahasuar me kontributin direkt, duke përforcuar rëndësinë që ka në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton scan.tv.
Rritja e punësimit nga niveli i 85 mijë të punësuar direkt në sektorin e turizmit ose 7.7% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 100 mijë vende te reja pune ose 8.5% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.
Rritja e punësimit pritet që nga niveli i 267 mijë të punësuar ose 24% të numrit total të të punësuarve në vitin 2016, synohet të arrij në 300 mijë ose 26% të totalit të të punësuarve deri në vitin 2022.
o.j/dita

Meqense eshte rrene te pakten pse nuk keni then 150000 vende pune.Ateher do kendojm kengen tashma te harruar qe me ndryshimin e sistemit:BUZE ADRITIKUT RREZE LESHON SHQIPRIA.
Kush e ben kete propogande .Turizmi do punesoje atehere kur te shkoje prona tek i zoti ,apo do paguajme ne populli miliardat ne euro pronareve ,fituar nga keta ne gjykaten e STRASBOURGUT ,kunder shtetit Shqiptar . E them kete, se une personalisht kam troje ,per turizem ,ku mafjozet ose grabitesit , nuk me kane lene te beje as edhe nje kasolle ,me gjithe perpjekjet e medha .Megjitheate dy jane varjantet Strasbourgu ,ose reforma ne Drejtesi e Vettingu .Njera nga te dyja do jete zgjidhja .E pastaj beni propogande si ne rastin ne fjale .