Rreth 2 000 rusë luftojnë në radhët e organizatës të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak, konfirmoi sot drejtori i Qendrës antiterroriste të Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CEI), Andrei Novikov.
“Sipas, shërbimeve sekrete, rreth 2 000 qytetarë rusë luftojnë në radhët e Shtetit Islamik dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve mendohet për 5 000 luftëtarë”, deklaroi, Novikov në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve ”Interfax”. “Rikthimi i këtyre luftëtarëve do të rëndojë situatën në vendet e CEIt, që mbledh pjesën më të madhe të ishRepublikave sovjetike”, shtoi ai ndërkohë që disa vende të Azisë Qendrore po përballen me një rritje të fondamentalizmit fetar.
Në fillim të muajit qershor, drejtori i Shërbimit Federal për Sigurinë (FSB), Alexandre Bortnikov, kishte vlerësuar me 1 700 numrin e qytetarëve rusë duke luftuar në Irak dhe u shpreh i shqetësuar nga influenca në rritje e Shtetit Islamik në Rusi duke kërkuar një bashkëpunim në rritje me Uashingtonin dhe Perëndimorët. Rusia është goditur këto javët e fundit nga një valë e largimit të të rinjve rusë drejt Sirisë.

Joooooooooo e kane gabim!!!!
Dhe ata 2.000 jane shqiptare se shkrujti ajo LETRA E INGLLIZIT THE TELEGRAFE se ajo tha qi jane 96 shqipo dhe kam alarmue Europin qi luftojne me Isisi-n e komandue prej CIA-s.
Dhe keta jane shqiptare po jane maskue si Ruse….
hhhmmmmm
Ne fakt shanset jane qe keta te jene Cecen te Rusise. Rusia ka shume etni ne gjirin e saj.
nënshtetësia ruse,por mos harrojmë se dhe çeçenia është “rusi”!
Po pse habiteni se edhe ka turq,si ka edhe ne shqiperi.