Rreth 400 të ftuar, “Met Gala” e këtij viti grumbullon shumën marramëndëse

J L

Ceremonia e ‘Meta Gala 2022’, e këtij viti fitoi një rekord prej 17,4 milionë dollarësh, theksuan zyrtarët e muzeut. Galaja vjetore është një mbledhje fondesh për vetëfinancimin e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.

Sipas mediave të huaja, paratë jepen për drejtimin e institutit dhe organizimin e ekspozitave vjetore të suksesshme si ajo aktuale ”In America: An Anthology of Fashion”, që u prezantua të hënën dhe që do të hapet për publikun më 7 maj.

Dy galatë së bashku sollën 33,7 milionë dollarë”, sipas institutit.

Kjo ekspozitë është pjesë e një shfaqjeje të madhe me dy pjesë që eksploron rrënjët e modës amerikane.

Gala e së hënës mblodhi rreth 400 të ftuar disa nga emrat më të mëdhenj nga moda, argëtimi dhe sporti.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *