Rreth 5 mijë emigrantë nga Greqia pritet të votojnë në Shqipëri

Gazeta Dita

Janë rreth 5 mijë emigrant shqiptarë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe pritet të vijnë ditën e nesërme për të shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjet në Shqipëri.

Gazetari i Ora News në Greqi, Robert Goro na informon se grupet politike janë angazhuar me autobusë për të marrë emigrantët dhe për ti sjellë në Shqipëri.

Gazetari Goro thotë se PS është ajo e cila është angazhuar më shumë për pritjen e emigrantëve shqiptarë. Po ashtu edhe LSI, PD apo PBDNJ kanë marrë masat.

Gjithashtu për të marrë pjesë në procesin e votimit shumë emigrant kanë mbërritur me mjete të tyre private.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *