Rreth debatit për Lubonjën

redaktor

Fatos Lubonja në shumë shkrimet shfaqet si njeri i ndriçuar, që del para kopesë dhe thotë: “Jo këndej, ja ku gjendet rreziku. Jo kështu, e keni gabim…” Ai shumë herë na prishë gjumin dhe përrallat. Ai del në skenë dhe thotë: “Popull, babadimri nuk ekziston!”

Ne shpurdhim, përjargemi dhe e gjuajmë me çdo gjë dhe e shajmë me çdo fjalë, që na ofron koka jonë e rrumbullakët ballkanike. Ballkanike sepse ai nuk mendon si ballkanasit, por si intelektualët perëndimorë. Ai është diku dy shekuj para miletit. Ai kur sheh se na zemëroi, kupton se faza e shërimit nisi, shton edhe të dytën duke shpresuar se po na këndell akoma më shumë dhe bërtet:

“Popull, dhurata që shpërndau babadimri, nuk i ka blerë dhe zbukuruar ai, por prindi juaj ia ka dhënë. Ai vetëm i shpërndau.”

Këtu ne gati sa nuk pëlcasim, jo vetëm se babadimri na del përrallë, por tani kuptojmë se edhe dhuratat që mendonim se u paketuan diku në polin verior, që erdhën me babadimrin duke lundruar mbi re me një qerre dhe zile, edhe ato paskan qenë gënjeshtra. Për të na zbritur në tokë, pastaj shton edhe të vërtetën përfundimtare: “Popull, babadimri nuk ka ardhur vet, por ai ka fituar lekë për ta kryer detyrën dhe ka fituar shumë.” Dhe, sipas normës ballkanike, shpërthen zhgënjimi jonë, trishtimi nga jeta pa përralla, konfrontimi me realitetin që nuk na pëlqen fare dhe pastaj nisja nga zero. Aty kuptojmë se besimin jonë se jemi dikush, qenka vetëm bindje jona, por jo edhe domosdoshmërish edhe e tjerëve. Aty kuptojmë se kur t’i braktisim iluzionet, duhet punë dhe të dëshmohemi vet, jo të krekosemi me vepra të huaja…

Fatos Lubonja u ngrit kundër shenjtorëve që i kanë vënë vetes aureolën, por janë bërë milionerë. Shenjtorët e pasur! Çdo ditë flitet e shkruhet kundër tyre. Artikulli i tij i fundit u trajtua si herezi. Mirëpo Lubonja vetëm tregoi integritet të vetin, qëndrimin intelektual duke pohuar se ai si njeri, nuk ka nevojë për babadimër, nuk ka nevojë për dhurata të rrejshme dhe nuk i duhen idhuj. Nëse i duhen dikujt, mund t’ i marrë, por ai nuk ia rekomandon askujt.

Ne çdo ditë lexojmë se filani hyri në politikë mjeran dhe po del milioner. Lubonja lufton mendimin rural shqiptar, fisnor. Ai mendim që kishte krijuar Enverin dhe po krijon bosa. Mendim që rehabiliton edhe kriminel.

Mendësia tribale shenjtëron këta njerëz, perëndimorja, jo. Kjo e fundit nuk u falë asgjë, nuk maskon asgjë, as nuk ua ndryshon historinë, as nuk fsheh gjë nga jeta e tyre. Lubonja kishte shkruar në shkrimin e fundit ashtu si shkruan çdo intelektual i madh gjerman me dinjitetin dhe integritet të vetin. Kishte shkruar si çdo njeri që donë kombin e vet dhe ruan nga devijimet dhe nga vetëkënaqësia. Fatos Lubonja është patriot shumë  i madh shqiptar i cili e donë popullin, por të emancipuar, jo të mashtruar dhe përkundër me përralla si ato të shekullit XIX. Lubonjën është një patriot modern si një patriot gjerman, i cili është i bindur se e liga duhet shkatërruar qysh në qelizë, për të evituar dëmin kolektiv. Fatos Lubonja është intelektual dhe patriot i madh shqiptar sepse kujdeset për kopshtin tonë dhe dëlirësinë e tij.

Të gjithë ata që në mënyrë folklorike mburren me veprat e huaja, e bëjnë këtë sepse të veta nuk kanë. Patriotizmi jonë rustikal, është i para dy shekujve. Kombin e donë ai njeri që nuk dëmton atë në ekonomi, që paguan tatime, që nuk merret me drogë, që nuk punon kundër interesave të tij, ai që punon, jo ai që ka vënë një flamur në mur dhe rrinë shtrirë tërë ditën pa bërë asgjë të mirë, as për familjen e vet, as për vendin. Nuk është patriot ai i cili mburret me vepra të huaja gjatë historisë, por me të vetat. Një profesor gjerman thotë se identitet kombëtar ka ai njeri, që venë identitetin e vet në diskutim, në lojë. Mirëpo jo ai që beson në identitetin nacional, sepse identiteti është në ndryshim e sipër dhe nuk është si religjioni, siç e trajtojmë ne.

Ne duhet të gëzohemi kur dikush kritikon një politikan sepse po vazhdojmë me të vjetrën dhe shenjtërimin e tyre. Populli duhet të mësohet me disatncimin nga personalitete e devijuara, që trajtojnë shtetin si pronë private. Edhe rrugët dhe shkollat mbajnë vetëm emrat e tyre. Kudo emra luftëtarësh thua se jemi në luftë dhe para kushtrimit. Një ditë në luftë dhe hero. Këngë. Tribuna. Sa kemi krijuar bindje të rrejshme, se vetëm UÇK çliroi Kosovën. Në Kosovë janë vrarë shqiptarë pas lufte dhe nuk është arrestuar askush. Lubonja lufton amnezinë, vetëkënaqësinë, dyfytyrësinë tonë. Ai adhuron shtetin ligjor, jo fisnor. Kështu tregohet dashuria ndaj kombit, jo duke lavdëruar gabimet e tij, por duke kritikuar defektet e tij. Pacienti nuk shërohet duke fshehur simptomat, por duke i mjekuar ato. Lubonja në shkrimin e fundit nuk kishte thënë asgjë më shumë se sa kanë shkruar edhe gazetat tona, gazetat e jashtme apo atë që flasin shqiptarët nëpër oda. Fatos Lubonja është Voltaire shqiptar. Ai e donë këtë komb dhe vuan për skizofreninë e tij. Zëri tij është zëri i ndërgjegjes shqiptare.

Share This Article
20 Comments
  • Lubonja ka per mendimin tim shume cilesi qe permend z. Aliu: eshte intelektual (packa se permend vend e pavend citate te ndryshme te shkeputura nga kontekti dhe i perdor si ultima ratio), eshte rebel, ka te drejte ne shume gjera qe thote kur kritikon hapur. Edhe ne rastin e Haradinajt mund te kete shume te drejte ne shume aspekte. Z. Aliu si njohes me i mire i treves atje, sic thote edhe vete di me teper mbi bemat e ish komandanteve te UKS-se se ne dhe nuk ka aresye pse te mos i besojme.

    Por Lubonja eshte pak jo konsekuent ne ato qe thote e shkruan. Me konkretisht, z. Aliu shkruan per te:
    “Ai adhuron shtetin ligjor, jo fisnor.”

    Z. Aliu, nuk jam i sigurt nese Lubonja adhuron shtetin ligjor. Ai ne mendje mund t’a kete, nuk e ve ne dyshim. Por nje njeri qe per 21 Janarin thote, se Rama ishte fajtor, pasi solli njerezit per t’u vrare; nje njeri qe per nje person te pakten te implikuar indirekt ne keto vrasje (behet fjale per ish ministrin e brendshem te atehershem Z. Lulzim Basha) jep disa muaj me vone suportin e tij per t’u bere kryetar bashkie ne Tirane; nje njeri qe nuk kritikoi nje here te veteme shtetin fisnor te Sali Berishes, vjedhjen sy per sy te votes; nje njeri qe i ben thirrje popullit te mos votoje per asnje parti, gje te cilen e keni kritikuar edhe ju vete ne nje artikull ne kohen kur ai doli me ate teze, nuk mund te krahasohet me Voltaire. Voltaire nuk do te ishte kaq selektiv ne kritiken e tij e jo kaq i njeanshem si Lubonja.

    Dhe meqe jemi ne shembujt gjermane qe jepni ju me siper, me siguri e dini qe ne Gjermani kane dhene doreheqjen ministra te mbrojtjes, sepse ushtria gjermane ka vrare pa dashje dhe pa kurrefare dijeni te ministrit vete persona civile ne Afganistan. Ky eshte standart jo ai qe kerkon Lubonja: T’a provojme edhe Bashen njehere si kryetar bashkie, packa se kur ishte minister i brendshem shperdoroi apo me keq akoma vodhi 200Mio.euro per 50 km rruge, vuri firmen si minister i jashtem ne shitjen e 300km² det, si minister i brenshem vrau 4 te pafajshem e dhunoi dhjetra te tjere ne mes te sheshit ne prani te kamerave.

    Me tej ju shkruani:
    “Fatos Lubonja është patriot shumë i madh shqiptar i cili e donë popullin .. ”

    Nuk e di cdo te thote patriot, por falje e detit grekerve nuk eshte se i beri pershtypje Lubonjes. He mo se ca peshq ka aty, tha, pse per ato do te zihemi. Pastaj Shqiperine e jugut me mire t’a kishte marre greku se nuk do te kishte ndodhur burgosja qe u beri Enveri njerezve, dmth edhe atij vete. Ky eshte pak a shume patriotizmi i tij.

    Tung,
    Blendi

  • Zeri I tij eshte zeri I ndergjegjes shqiptare thot Naser Aliu,ngadal bre burre, ku e matet ju qe e pret me sepat kete perkufizim.Ndergjegjen qytetare e vrau Saliu ne 21 Janar 2011-en dhe dhe ky Lubonja qe ju e njesoni me ndergjegjen qytetare mbrojti vrasesin dhe jo qytetarin.

  • FILOZOFE DHE ATDHETARE SI NASER ALIU I DUHEN KOMBIT SHQIPTAR E JO TURKOSHAKE DHE SPIUNE TE TE TJEREVE!ARMIKU I JONE KA QENE DHE ESHTE BAJRAKTARIZMI!

  • Mir qe kemi nje Kosovar me nenshtetesi Europiane,qe pranon se Lubonja eshte vertet patriot!
    Lubonja esht perle i mendimit te lire,qe ka nevoje shoqeri e sotme ne mentalitetin e vjetruar shqiptar!
    Mendimi im eshte se Lubonja humb vlerat e tij ne nje shoqeri te helmuar nga nacionalizmi ekstrem,qe ka per qellim vetem pushtetin!
    Lubonja do ti sherbente me se miri,nje shteti qe kerkon vertet vlera njerezore!
    Ne Shqiperi apo ne Kosove,duhet patjeter qe ta kesh emrin Sali,Rahman,Berishe,Hajradinaj,apo ndonje emer tjeter Oriental qe te quhesh vertet shqiptar nga shumica???
    Lubonje tingellon shum keq per shumicen e Ekstremit Oriental!!!
    Ideologjia fetare ben qe shum intelektuale te mos kuptohen ,bile edhe nepermjet te nje gjuhe asaj shqipe!Kombi jon vuan nga kjo sintome,dhe do te vazhdoje te vuaj edhe me tej?

  • NJE SHKRIM ME POZITE TE QARTE QYTETARE.

    Dallkauket, debilet, pseudopatriotet ju sulen Fatos Lubonjes per ta shqyer per shkrimin e tij alegorik, por pati edhe shume gazetare dhe analiste te medias diletante shqyptare qe nxituan t’i bashkohen turmes. Ne kete kendveshtrim analiza e sotme ne DITA e zotit Aliu eshte si nje drite intelektuale ne tynelin albanez drejt Botes se Civilizuar. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar anglezet dhe amerikanet do te vazhdonin luften e tyre per pavaresine e SHBA-s qe nga Koha e Qepes e Jeffersonit ne shekullin e 18-te. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar Franca dhe Gjermania qe nga Lufta e Pare Boterore deri sot e kesaj dite do te vrisnin njeri tjetrin. Po te mos ishte kjo Bote e Civilizuar SHBA-s dhe Japonia do te vazhdonin t’i hanin koken njeri tjetrit qe nga Koha e Luftes se Dyte Boterore. Po te mos ishte kjo Bote Moderne nuk do te kishim BE-n ku aderon te shkoje edhe Shqypnia me Kosoven. Fillozofi i madh francez Volter, qe permend autori ketu ka thene: “Per prosperitetin e popujve nuk duhen luftetare, por mendimtare” dhe me kete sentence filozofike nastradini don ta mbylle komentin e tij lidhur me shkrimin e Fatos Lubonjes qe turbulloi median shqyptare. Pershendetje per autorin.

  • Redaksisë së gazetës “Dita”.
    Miqësisht herë tjetër, në se do të publikoni artikuj apo intervista të z. Lubonja, ti jepni ato të plota që të jemi në gjendje të japim mendime serioze sipas kontektsit dhe jo të hamendësojmë se ç’ka dashur të thotë autori,nga fraza të shkëputura, apo të debatojmë në nivele ofendimesh mes nesh. Sepse mesa kuptoj ka ngjallur edhe keqkuptime në komentet që bëmë disa ditë më parë.
    Përsa i takon intelektualit Lubonja, së pari, nuk mendoj se ka nevojë për Avokatë Mbrojtës, sepse një intelektual nuk pranon që ti rrahin krahët apo ta yshtin të tjerët se çfarë të thotë apo të mos thotë. Mendoj se Lubonja është nga ata intelektualë që e di shumë mirë pse i thotë disa gjëra, por është edhe konfuz mbase “me dashje” në disa herë të tjera. Ai nuk ndërmerr veprime pa menduar dhe e di shumë mirë se ku do të arrijë prej tyre.
    Nuk mendoj se qëllimi i komenteve tek debati mbi Lubonjën, ishte që t’ia ulim sa më shumë vlerat intelektualëve. Sepse një intelektual i mirëfilltë vlerat i shkruan me punë dhe nuk ka injorant apo dallkauk, apo debil që t’ia heqi meritat.
    Por ka dhe momente të rëndësishme apo kritike në historinë tonë, kur Lubonja është rreshtuar në anën e gabuar, pikërisht sepse edhe ai si njeri “ballkanas” nuk i ka shpëtuar shprehjes “për inat të s’ime vjerre, vajta fjeta me mullixhinë”. Shembujt gjithsecili prej nesh i di shumë mirë.

  • me duket se me i rendesishem nga artikulli i lubonjes ishte efekti qe beri tek lexuesit.Me shume nuk u mireprit nga shqiptaret ketu ne shqiperi se sa ne kosoveKjo tregon nivelin e qytetarise te ndryshme midis ketyre dy trojeve shqiptare.Jam i bindur qe lubonjes nuk krisi fare cfare u tha apo cfar u shkrua nga komentuesit cili do qofshin te cfar do lloj kalibri .Ai njihet boterisht si ecentrik dhe stoik ne ato qe thote panvarsisht efektit qe bene shkrimet e tija.Post artikulli tregoje qe ne si popull vuajme 1 semundje te trasheguar nga monizmi qe eshte e te marrurit me politik te gjitheve dhe ata qe duheshin te ishin te paret qe te flisnin dhe nuk folen fare QENE POLITIKANET.Problemi eshte shume kompleks dhe nuk zgjidhet me 1 ta ta ta .1 fillozof imadhe ka thene “mjere ai popull qe do heronje”

  • E para, kriminelët duhen dënuar që , jo vetëm shpirti i të dëmtuarve të qetësohet, por vetë shpirti i kriminelëve. Besoj se e dini që ka shumë vetë që i pohojnë krimet e tyre për të gjetur qetësinë e tyre !
    Sa për Lubonjën, mendoj se shumicën e kohës e tepron me ato që thotë !

  • O Naser, o batakçi !
    Lèri furçat, nuk kanè aspak nevojè shqipètarèt as pèr stukime e as pèr penela. Lepuri fle gjetkè, Lubi..èshtè ai qè ka qènè njè anal-ist i rèndomtè pa personalitet qè ju kundèrvihet shqipètarève me metodat “moderne” tè dalun boje kètu e 100 vjet nè shèrbim tè antishqipètarève. Nuk mund tè lahet ‘muti’ me shurè, ndaj dhe ti si AI dhkoni e flini me mulligjiun pèr inatè tè shqipèrisè. Dhe t’ju vijè turp qè tè dyve.

  • po quditem kta bashkpuntor te ni mendimi me luboviqin i cili edhe babai i ti ka qen
    tradhtari me i rexhur i popullit shqiptar ku e muren denimin e meritua.kapital. qe u takonte.
    luboviqi esht ni qen zhugan qe me mendimet e mykura qe i blun ne at kok bosh po
    mundohet me hudh balt mbi figurat ma te ndritshme te popullit shqiptar .
    por po quditem me kta zaggar qe po mundohen me mbrojt ket ftyr te jevgut serb por
    let lehin sa te Duan era kudermon luboviq he qelbsir.

  • Fatos lubonjen e kam njohur ne vitet e para kur kam qene student,ne rrethin tim shoqeror. nuk ishte e lehte te kuptoje qe ky njeri me ate prejardhje kishte mendime shume te perparuara ne kundershtim me vijen,ai fliste hapur per ato mendime qe dhe ne kishim ne mendje po qe nuk ja thonim as vetes,per kete e pagoj.disa vite me vone kthehesha me trenin e fundit per ne qytetin tim,perballe meje ne sedile qe ulur nje ushtar.E pyes se ku e kryente sherbimin,me thote ne burgun e Spacit.Menejhere e pyes per Fatos Lubonjen,ushtari shtangu dhe me thote me ze te ulet eshte i pa pare,i pa perkulur ne mendimet e tija,nje pjese te mire te kohes e kalon ne dhomat e izolimit,edhe qent ja kane leshuar.eshte rebel dhe i pa epur.
    Edhe ne demokraci me sa e kam ndjekur theme se nuk e kane bere dot mik asnje krah i politikes.ai me kurajo lufton hapur kunder te keqes.Lubonja eshte Shqipetar me te mirat dhe te keqijqt,ai mbetet per mua nje intelektual i pa epur per perparimin e ketij vendi drejt Europes
    Faleminderit Lubonja.

  • Lubonja,ne thelb eshte qytetar i lire,besoj dhe kjo eshte kryesorja.Gjithashtu ai i sherben lirise dhe te vertetes pavaresisht, se dikujt i pelqen apo jo kjo e vertete.”E verteta eshte e hidhur,po te keqijat qe mund te vijne duke e harruar kete te vertete,jane edhe me te hidhura”-thote nje gjerman i ditur.Te edukohemi ta pranojme te verteten sido qe te jete ajo.Do jete nje shenje e madhe qytetrimi dhe emancipimi njekohesisht.Te punojme bashke dhe te gjithe per kete.Do behemi me mire.

  • Nje profil i shkalles me te larte intelektuale per Fatos Lubonjen, nga nje mendje ndritur si Naser Aliu,i cili e ka kuptuar, se shkalla inetelektuale e Fatos Lubonjes,kishte nevoje per nje nderhyrje sqaruese per popullin qe e lexon dhe e degjon pothuajse çdo dite Lubonjen,ne gazetat dhe mediat tona televizive,dhe eshte ne konfuzion nga se nuk e kupton thellesine e mendimit te tij te avancuar europian,duke e keqkuptuar dhe keq interpretuar sikurse edhe ne komentet e mesiperme, nga ajo pjese per te cilen nderhyrja e Naser Aliut eshte veçanerisht e domosdoshme.Ndjej nje respekt te thelle per z.Naser Aliu specifikisht per trajtimin e mesiperm.

  • Naser, kam lexuar disa shkrime tuajat , me kan pelqyer . Per F.Lub. ne komentuesit po perserisim vehten. Mundet , nuk e kuptojme sa e si duhet F.L.

    Mesuesi e nxenesit e mire kujdesen t’a kuptojne e ndjekin njeri tjetrin , e te ecin perpara .
    F.L. largon sa ne nuk e shohim e degjojme. Me publikun duhet folur me qarte , pa alegori e thonjeza, keto te fundit mund t’i beje me ty a me Oliver Shmidin. Besoj kini lexuar I.Kadare -Mosmarreveshja-,ju kujtoi nje emision tv. ku Lubonja perball te ndjerit Godo kish marr persiper rrezimin(zbritjen ne toke) GJERGJ KASTRIOTIT(Skenderbeu).Ne kete rast ai u be zedhenes i Oliverit, para ca kohesh ky filloi te na bind qe ne nuk jemi paseardhes te Ilireve; e ne qenkemi kokeforte e nuk e kuptokemi kete te shitur e te mirepaguar.Kadare ua ka dhene
    pergjigjen ketyre; e une e kam falenderuar pa mase.
    Kemi probleme te tjera neper kembe e para syve… me filozofi jemi te ngopur…

  • Nuk besoj qe ky Naser Aliu, te cilin ç’eshte e verteta, nuk e kam pelqyer asnjehere ne analizat e tij, ta kete seriozisht me ato qe artikulon ne kete shkrim. Po ta shikosh me vemendje shkrimin e ketij gazetaruci, do te shikosh dy probleme jo te vogla dhe per te mos dhene ate pergjigje qe jepet per raste te tilla. Se pari, fillimisht duket sikur kerkon te beje humor me nje lloj sarkazme qe te sjell zorret ne fyt. Por jo e ka seriozisht ate qe thote dhe kjo eshte e keqja me e madhe e keti “shkencetari” dhe “mendimtari” ” “hulumtues”. Naser! Ne Afganistan dhe ne Bangladesh, apo ne Burkina Faso dhe ne fiset Zulu, mund te shkojne fyerje te tilla qe mund t’i besh nje auditori dhe aq me shume nje populli, qwe pavarsisht dobesive te tij, te jep uje dhe te ngop me pirun dhe jo me luge. Ti Naser mund te jesh çdo gje vetem shqiptar, ti matrapaz i fjales, nuk je! Dhe ketu nuk ka te beje as nacionalizmi dhe as patriotizmi folklorik. Gjuha jote ngjason me nje gjuhe neperke qe leshon helm urrejteje ne menyre te drjtperdrejte. Ty nuk te ha shume meraku per Fatos Lubonjen. Fatos Lubonja eshte ai qe e njohin te gjithe, si nepermjet debateve ne ekran dhe ne shkrimet e tij. Nje intelektual i rritur ne regjimin komunist, i formuar ne te, i perkedhelur prej tij por dhe i persekutuar. Si mjaft intelektuale te fushes se letrave, edhe ai perpos objektivitetit ne ato qe thote dhe shkruan, ka dhe drite hijet ne mendimet e tij, per shkaqe dhe arsye qe i di ai.
    Se dyti. Ti Naser Aliu, ose nuk e ke pare skeçin “Doni me per Belulin”, ose je tamam steriotipi i atij qe kerkon te promovoje “vlerat” e tij te “pazbuluara”, duke i thurur lavde dhe bere ditirambe nje personi publik. Kjo praktike donkishoteske evidentohet qe ne rrjeshta e para te ketij shkrimi. “Fatos Lubonja eshte 2 shekuj para miletit”! Medemk ti Naser duhet te jes nja dy shekuj e gjysem para miletit, qe ke arritur te besh kete “zbulim gjenial”! Ne kete rast ti duhet te jesh nje hap me perpara se ajo pjese e miletit qe matet me hijen e mengjezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *