Rreth një gabimi të shpeshtë në tekstin e kënduar të Himnit Kombëtar

editor

Në mbrëmjen e 22 majit TOP Chanel transmetoi një film emocionues për Himnin Kombëtar. Skenari i thurur me mjeshtëri përmbante të dhëna me interes dhe pak të njohura për publikun e gjerë. Veprimi i filmit shtrihej nga Rumania në SHBA. Figura të shquara të jetës kulturore e shoqërore dhe të politikës të shekullit XX dhe skena nga ngjarjet historike parakaluan nëpër kuadrot e filmit. Disa herë u kënduan edhe strofat e Himnit nga regjistrime të hershme dhe të reja. E kënduan edhe dy aktorët që ndërlidhnin skenarin. Pikërisht tek këta u vu re një pasaktësi në tekstin e Himnit:

Vargu i tretë nuk është: “Të gjithë atje duke u betuar”,  siç e dëgjojmë shpesh të këndohet, por: “Të gjithë atij duk’ iu betuar”! Kështu e ka poezia e Asdrenit, që titullohet “Betimi mi Flamur”. Pra, ne i betohemi Flamurit si simbol i Atdheut. Ky është kuptimi  poetik i vargut. Kështu duhet kënduar ky varg i strofës së parë të Himnit:

Rreth Flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjithë atij duk’ iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Më bëri përshtypje interpretimi vokal i profesoreshës amerikane të gjuhëve të huaja dhe të muzikës, që e këndoi tekstin shumë pastër, sipas poezisë së Asdrenit, ashtu si edhe tenori arbëresh Mauro në regjistrimin bashkë me atdhetarin Spiridon Ilo.

Share This Article
2 Comments
  • Une do sugjeroja qe Hymii i Flamurit te jete test- kusht per te kaluar te pakten shkollen fillore.
    Jam teper e sigurt se 90% e shqiptareve nuk i dine fjalet e Hymnit ( vetem ndonje strofe te shpesh-here perseritur).Besoj eshte i vertete konstatimi i analfabeteve funksionale.

  • Kur kendohet hymni i flamurit me vjen nder mend nje vit i hidhur, por edhe i gezuar, 1994.
    Saliu beri nje referendum kushtetute vetiake. Rrjershtin e pare e shkroi:
    RRETH FLAMURIT tone TE PERBASHKUAR.
    Nuk hoqi gje. Shtoi nje fjlaleze, njecke vetem; fjalen “tone”
    Qe atehere i tregoi kthetrat. Deshi te pervehtesoje flamurin perpara pasurive te vendit.
    Per kete qe teper i hidhur ky vit.
    Po gezimi?
    Qe i pa krahasueshem. POPULLI I DHA MUNXET KESAJ KUSHTETUTE.
    TANI PRITET TI JAPIM MUNXET NJE HERE E MIRE. Mos ja pafshim bojen kesaj se keqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *