Dita – Investigim
Një qeverisje e mirë e sistemit të drejtësisë përpiqet t’i minimizojë dukuritë negative, të cilat e bëjnë opinionin publik dyshues dhe mosbesues kundrejt veprimtarisë së këshillave. Por në Shqipëri ka ndodhur jo pak raste kur ky parim është shkelur.
Pikërisht, përpara një fakti të dyshimtë është dhe vendimmarrja e kësaj të hëne e Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me një nga kandidatët që synon të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë.
Fatmira Luli është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërkohë që bashkëshorti i saj Kujtim Luli, si prokuror në detyrë, është subjekt rivlerësimi sipas ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në RSH”.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për plotësimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Dariel Sina, që aktualisht kryen detyrën e Komisionerit Publik, ka shprehur njëkohësisht interesin për tu emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë, nga rradhët e juristëve të spikatur, jogjyqtarë.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit 84/2016, Komisioneri Publik, si një ndër organet e rivlerësimit, është autoriteti që ushtron ankimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndaj çdo vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
E thënë më thjeshtë, fati i Dariel Sinës është sot në duart e Fatmira Lulit, ndërsa fati i bashkëshortit të zonjës Fatmira që është në pritje të zhvillimit të seancës dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në përfundim të të cilit vlerësohet, është në dorën e Komisionerit Dariel Sina.
Faktet
Gazeta Dita mëson se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në datën 19 Tetor, ora 12, zhvillimin e procedurës që lidhet me kryerjen e verifikimit të kushteve e kritereve ligjore për z. Dariel Sina, si kandidat i shpallur për vendin vakant për në GJL.
Nga ana tjetër rezulton se procesi i hetimit administrativ nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj z. Kujtim Luli (bashkëshorti i anëtares së KLGJ, Znj. Fatmira Luli) është në fazën përmbyllëse.
Nga një njoftim i shpallur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 15 tetor 2020 informohet opinioni publik se seanca dëgjimore e caktuar në datën 19 Tetor, ora 10 për t’u zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit z.Kujtim Luli është shtyrë për një datë tjetër; (kliko KËTU)

Konflikti i interesit
Sipas ligjit, konflikti i interesave është “faktik”, “në dukje” ose “i mundshëm”. Këto tipe të konfliktit dallohen në raport me efektet e interesave në vendimmarrje.
Bashkëshorti i zonjës Fatmira Luli është në pritje të zhvillimit të seancës dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në përfundim të të cilit vlerësohet, sipas ligjit, konfirmimi në detyrë ose shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit. Ky vendim, siç u shpjegua më sipër, mund të shqyrtohet edhe nga Komisioneri Dariel Sina.
Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë ka parashikuar që Anëtari i Këshillit, i pranishëm në mbledhje, nuk mund të heqë dorë nga votimi, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë pengesa ligjore të tilla si konflikti i interesit ose pengesa të tjera në zbatim të këtij ligji, të ligjit për konfliktin e interesave ose të Kodit të Procedurave Administrative.
Në nenin 72 të ligjit është përcaktuar që anëtarët e Këshillit kanë detyrimin që në rastet kur janë në konflikt interesi, të deklarojnë natyrën e interesit, të mos marrin pjesë në diskutimin e çështjes përkatëse si dhe të mos marrin pjesë në votimin e çështjes.
Po ashtu, sipas këtij neni, një anëtar duhet të deklarojë edhe konfliktin e interesit të anëtarëve të tjerë, kur është në dijeni të këtij fakti.
Konflikti i interesit, siç u shpjegua më sipër, është jo vetëm në rastet kur konflikti është faktik, pra konflikti ka ndodhur (ky do ishte rasti nëse, do ishte vetëm një komisioner dhe vendimi i KPK do të shqyrtohej me patjetër nga Dariel Sina.
Në këtë rast, anëtarja e KLGJ do të ndikohej nga interesat private për shkak se vendimi i KPK do të shqyrtohej me patjetër nga Dariel Sina. Rrjedhimisht, në këtë rast, zj. Fatmira Luli do të kishte qasje “dashamirëse” ndaj z. Sina, për shkak se të njëjtën qasje mund të kishte edhe ai ndaj bashkëshortit të saj).
Ligji i parandalimit të konfliktit të interesit njeh edhe konceptin e konfliktit të interesit në dukje. Pra, atëherë kur interesat private të zonjës Luli, duken sikur mund të ndikojnë në ushtrimin e rregullt të detyrës prej saj.
Pra, pavarësisht se nuk dihet nëse z. Sina do të jetë Komisioneri që do të shqyrtojë vendimin e KPK për z. Luli, në dukje, znj. Luli mund të ketë një qasje “dashamirëse” ndaj procesit të ngritjes në detyrë të z. Sina në Gjykatën e Lartë, për shkak se ai mund të jetë Komisioneri që do të vendosë nëse ndaj vendimit të KPK për bashkëshortin e saj do të ushtrohet ankimi ose jo.
Edhe në këtë rast, znj. Luli, sipas nenit 72 të ligjit për organet e qeverisjes, duhet të deklarojë natyrën e interesit ose pengesës; të mos marrë pjesë në diskutimin e çështjes për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Lartë si dhe të mos marrë pjesë në votimin e çështjes.
Sidoqoftë, duke qenë që ky është një informacion publik, secili prej anëtarëve të Këshillit mund të deklarojë këtë konflikt në dukje të interesit dhe t’i kërkojë znj. Luli të heqë dorë.
Së fundmi, në rast se zonja Luli merr pjesë në shqyrtimin e kësaj çështje, ndaj saj mund të fillojë procedimi disiplinor. Në përputhje me nenin 5/1 të ligjit për organet e qeverisjes, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi disiplinore për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë ose të parandalimit të konfliktit të interesit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave ka parashikuar ndalimin e zyrtarëve publik për të marrë vendime në rastet kur ndodhen në kushtet e konfliktit në dukje të interesave si dhe madje, parashikohet edhe pavlefshmëria e aktit administrativ i cili është nxjerrë në kushtet e konfliktit në dukje të interesave.
———
Botuar sot si kopertinë e DITA. Ky artikull është pjesë e një investigimi në vijim. Për të lexuar botimin e mëparshëm, klikoni KËTU

Nje bravo te madhe ,per kete lajm , juve te Gazetes DITA , por fatkeqesisht , ne Shqiperi pjell edhe kau vic ? Si na kane denigruar ? Te kerkojme ndihme, o Zot i madh .
Hajde taraf katundaresh,hajde!
Po pse keshtu doe beni drejtesine,ju?
E paskan kaluar te dy vetingun.
Mjere ky popull,prej kujt e pret drejtesine burre e grua ne sistemin e ri te drejtesise.Burri hetues i kohes se E.Hoxhes ,gruaja prokurore te dy ne rrethin e Krujes.Dhe e gjith Kruja me rrethine i njohin si cifti katil i asaj kohe.Ju befsha ate qe s,thuhet ne drejtesi e veting qe beni ju.U bene 30 vite demokraci si nuk paska njerezz qe jane ulur ne auditoret e fakultetit te drejtesise pas vitit 90,por per keta nuk jeni te sigurte100% se .und te jene krejt ridhjerje e kuqe.
DITA:Ky është skandal i radhes në drejtësi.Dhe bëhet qëllimisht duke i bërë KARSHILLËK popullit,Ambadades Amerikane & të BE,duke ju thënë se: Nuk ka se ç’na bëni,ne do të emrojmë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga fënimi korruptiv,në mbrojtje të politikanëve që i kan zgjedhur me anën e KLD të drejtuar nga S.Berisha,B.Topi,B.Nishani,I.Meta.Apo për të fituar para për nxjerrjen nga burgu të kriminelve edhe me dënim kapital.Pra këtyre nuk ua bën syri tëërr nga askush.KLP,KLGJ,SPAK janë politikë.
-E kam thënë dhe më parë:
Drejtësia te ne nuk bëhet më.Ajo është në KOMA.Dhe do të jetë e tillë deri sa të jetë mbi tokë Sb dhe I.Meta.Që nga 1992 dosjet për vjedhje e vrasje janë në sirtar por sirtari është në KORENT.Nuk ka burrë-nëne ti prek e të firmosi për politikanin më të vëgël p.sh-SALIANIN e dosjes Babale që u bë shkak për djegjen e vëndit..dhe nuk bëhet llaf për arrestimin e Sb me mbi 75 dosje,të I.M me 31 dosje,të Lb me 30 dosje,F.Mediut,G.Rulit…apo të Qeveritarëve të PS që përfliten si hajdut por drejtësia heshtë..heshtë.
-Fjala.. HAJDUT,KRIMINEL..nga vet politikanët për njëri-tjetrin te ne ka zënë rrënjë që në fillesat e demokracisë dhe nuk ka të ndalur,duke i bërë të gjithë njësoi.Dhe është kjo arsyeja (besoj)që drejtësia NXJERR GJUHËN me shpifsit e përditshëm.Nëse do arrestohej HAJDUTI PARE ose SHPIFSI PARË nuk do ishim në këtë gjendje alarmante hajdutrish e vrasësish të akuzuar të shumicës së 140 deputetëve.Dhe më e keqa është se lajmi merr dhenë në Europë e Botë,ndaj nd/kombëtarët këmbëngulin që të bëhet drejtësia që i duhet vëndit.Por Ajo nuk mund të bëhet me këtë kontigjent të kursit 6 mujor të plepave dhe sa të jetë Sb i gjallë.
-Rruga e zgjidhjes është:Krijimi i një trupe gjykuese nd/kombëtare(Amerikane+Gjermane)me zyra në Berlin apo SHBA dhe dënimi i 5-10 peshkaqënve të mëdhej që nga 1992…atyre që shitën,vodhën,dogjen.. pasurinë Kombëtare të mbi 530 mild.$,,që bënë 96,97,98..që bënë Gërdecin,21 janarin…vrasjen e mbi 20.000 njërzjëve 1991-2013 e në vazhdim,por dhe SEKUESTRIMI I PASURISË së tyre.Kjo do kthente besimin te populli.
-Në të kundërt edhe SHBA+BE do të dështojnë për reformimin e drejtësisë në Shqipëri me këtë metodë zbatimi disa vjeçar,kur në 4 vjet nuk po formojnë dot GjK..se nuk do Presidenti i kthyerë në KryeOpozitar 100 %.
-FLM-DITA
Darjeli eshte i Like Floririt.
E ka fut Luan Rama aty
E duan me cdo kusht n Gjykaten e Lartë.
E c eshte me e cuditshmja, a ia ka kontrollu dikush ate certifikaten e sigurisë?
Ka ardhur nga Greqia dhe e vetmja eksperience eshte puna si ndihmes i nje avokati grek.
Nuk eshte serioze
E.L dhe E.H po nga viti 2013 e deri ne 2020 perse nuk e permendni ? Ne vend qe te kerkohet te luftohet e parandalohet krimi qe te mos vazhdoje me ju kerkoni te denohet perpara Berisha e Meta pastaj keta qe jane ne pushtet por sipas jush gjate kesaj kohe vjedhjet e diktatura le te vazhdoje.