SMS në DITA
Në 0689073730
Dhimbje për çdo njeri të shtypit dhe sidomos për atë të gazetës tonë të parapëlqyer “Dita”! Pështirosje e mallkim për ata mjekë qe po të ishin në lartësine e profesionit, z. Osoja sot me siguri do të ishte gjallë! Marr një copëz hidhërimi nga hidhërimi i madh që po përjeton familja e Ardianit, me shpresën se po e lehtësoj! Ngushëllime Thanos dhe kolegëve të tjerë të Ardianit, dhe bashkëpunëtorëve të gazetës! Sa i ri! Sa trishtim më shkakton humbja e jetës në këtë moshë!? Sa goditje e rëndë për një familje të re? Por ja që nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të pafuqishëm dhe për fat të keq, rrethohemi nga mjekë pa pikën e humanizmit e të dhembshurisë! Dheu i lehtë dhe kujtimi i paharruar Ardian Osoja! Mbetsh si memorial i përkushtimit shembullor ndaj detyrës në historinë e gazetës “Dita”! Kurajo bashkëshortes dhe fëmijëve! Nga Pëllumb Zaimi
