Rrezatimi kundër kancerit të gjirit dëmton zemrën

anazapta

Çdo e mirë e ka një të keqe. Një terapi efektive për një sëmundje, gjithashtu vjen me një çmim: rrit rrezikun për një tjetër sëmundje po vdekjeprurëse.

Më shumë se 230 mijë gra amerikane pritet të diagnostikohen me kancer në gji këtë vit, sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Terapia me rrezatim në gjoks është përdorur shpesh pas ndërhyrjes kirurgjike për të pakësuar gjasat e kthimit të kancerit në indet e mbetura të gjirit.

Por një studim në revistën mjekësore të Nju Englandit konstaton se rrezatimi, megjithëse efektiv kundër kancerit të gjirit, rrit rrezikun për sëmundje kryesore në zemër.

Kjo për shkak se rrezet depërtuese kalojnë gjirin duke arritur në zemër dhe në arteriet përreth.

Gratë që marrin rrezatim në gjirin e majtë, që është më afër zemrës, janë veçanërisht në rrezik të lartë. / VOA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *