“Duhet dinjitet, s’jemi supermarket”. Marku shtrëngon informacionin

Leda Hysa

Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shtrënguar informacionet për mediat.

Sipas portalit “Shqiptarja” Marku ka firmosur një udhëzimi me 30 nene që Arta Marku në datë 30 korrik për të gjithë prokurorët. Neni 10 i udhëzimit kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për çdo çështje deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake” thuhet në dy pikat e para të nenit 10.

Ndërkohë që kur gjyqi bëhet me dyer të mbyllura, theksohet se informacioni, sikur ndodh në çdo vend të botës publikohet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë.

Por të shumëdiskutueshme janë dy pikat e para të nenit, teksa udhëzimi i Kryeprokurores Arta Marku vjen pas kritikave të herëpashershme ndaj prokurorëve.

Në analizën vjetore për 2018 shefja e organit të akuzës u bëri një ‘dush të ftohtë’ prokurorëve në Prokurorinë për Krime të Rënda.

“Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cenuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim” tha ajo në 27 mars të këtij viti. Ndërkohë që dalja e përgjimeve për dy dosjet që shkaktuan edhe debat të fortë politik ishte kulmi ç’ka ka sjellë edhe miratimin e udhëzimit të ri.

Neni 10 Ndalimi i publikimit të aktit

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me cështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë.

Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale.

Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.

Prokurori i cështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median.

Kliko KËTU për të lexuar udhëzimin e plotë

l.h/ dita

 

Share This Article
10 Comments
  • Mbas ores shtate te mbremjes ndalohet te dalesh nga shtepia ? Jo nuk ndalohet ! E kemi te lejuar !
    E shikoni pra qe nuk e shkel njeri demokracine ?
    Te tjerat jane me leje (some restrictions may apply)

  • PROPAGANDE APOLAKIPTIKE. SEKRTETET E HETIMEVE KANE DALE, POR ASNJE PROKUROR NUK ESHTE PRANGOSUR PRAPA HEKURAVE TE BURGUT, SIC DO TE KISHTE NDODHUR KETU NE SHBA.

  • Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore… muhabeti u ka dhi keq, keshtu qe ceta asociale ka parshikuar t’ua qepe me hir dhe me pahir gojat mediave.

    Duke qene se edhe mediat kane dale jashte kontrollit, lindi nevoja e nxjerrjes se nje urdhri te posacem, nga ku drejtuesve te mediave nuk do t’u lejohet me te dhjesin pa marre leje me shkrim nga lart. Me pak fjale, qe ketej e tutje gazepave do u duhet ta shtrengojne mire sumen.

  • o shoqja PPP
    (prokurore e përgjithshme e përkohshme, se shqipja ka sh fjalë me pppp…)

    supermarket the ???
    jo moj shoqe jo, jeni bordello !!!

    dinjitet ?? ti flet për dinjitet ??
    ti versioni femëror i Gramoz Ruçit, po ngroh karrigen e po vjedh gjakun e shqiptarëve, duke marrë pagën për asgjëberje, ti del e flet për dinjitet ??

    ajo kolegia jote e “meritoi” epitetin -lavire bulevardi,
    po ti asfare, ti je asgjëja që po mban peng shqiptarët!!

  • Zonja krye prokurore!
    Pas denoncimit te skandalit te tenderit te unazes se re me dosje te fallcifikuar dhe mbrojtjes qe i beri kryeministri Rama atij,pse nuk keni verifikuar te gjithe tenderat e dhene para tij,se domosdo qe do jene zhvilluar njelloj si ky,pra me super korrupsion!?
    Pse keni heshtur?
    Jeni e pa afte apo keni patur frike nga Rama?
    Po kur BB ne raportin e saj te fundit shpalli se ne Shqiperi gato 50% e bizneseve jane informale,pra qeveria i ka lene jashte kontrollit dhe se ata nuk kane paguar taksa e tatime per vite te tera,duke i shkaktuar shtetit deme te medha financiare,a nuk eshte krim ekonomik?
    Po aty thuhej se 37 % e te punesuarve punojne ne te zeze,pra qe nuk u derdhen kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore,duke i shkaktuar shtetrit deme te medha financiare,a nuk eshte krim ekonomik?
    A duhej ju qe hetonit qeveritaret dhe kryeministrin Rama per keto krime?
    PSE HESHTNI?
    Po format e koncesionit me PPP a nuk jane korruptive?

  • Drejtesi,prokurori,shtyp e kane catrafilue shtetin si kembet e dhise.

    “”” Neni 10 i udhëzimit kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për çdo çështje deri në përfundim të hetimeve paraprake.”””

    Ky vendim ish dasht shume kohe perpara.Por edhe pse me kaq vones ka vlere te rendesishme per forcimin e shtetit shtet.Ky vendim per mendimin tim asht i barazvlefshem me vetingun.Nuk ka pse fut hundet shtypi.Vetem diten qe perfundon sic thote vendimi gazetaret mund te interresohen per informacion.

  • Eshte trubulluar kurve e Rama drogaxhiut hahahahhahhhahahahahh kurva po kurva nga ato te plepave eshte hahahahHh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *