Pasi i ndaloi frekuentimin e kafeneve në orarin e punës për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, zv.ministri Sandër Lleshaj ka nxjerr një tjetër urdhër për drejtuesit e Policisë së Shtetit. Shqetësim kësaj radhe janë mbetjet urbane në disa qarqe. Lleshaj me siguri ka marrë shkas nga protesta kundër djegies së mbeturinave në Durrës.
Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Më poshtë letra e tij e plotë
LETRA E PLOTË
I nderuar Z. Drejtor,
Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.
Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.
Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.
l.h/ dita

Ma ne fund dikkush qe kerkon rapport mbi punen e kryer e mbi problemet…
Edhe ne landfillet te mos duket asnji njeri vec punojsit,punetoret e landfillit.Landfilli te administrohet me roje.
Prap edhe ketu me plehrat do merret ky gjenerali?
Po pse nuk ka bashki qe merret me keto pune?
Ne se policia merret me plehrat,po parandalimin e krimit kush do ta beje?
Kujdes zv.minister se policia eshte cdo dite ne lufte e jo si ushtria qe nuk ekziston vec ne leter!
“Kërkoj nga policia e shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje”,… pavaresisht faktit se kohen e leximit ne te ardhmen do ta kem shume te reduktuar, per shkak te ngarkeses teper te rende qe me hodhi mbi kurriz “idhulli im” shoku Rama. Megjitheate, e siguroj policine se primare per mua do jete marrja e masave kunder… mosleximit dhe pas saj do vije lufta kunder… krimit 😉
Ka vend per pergezime,per ironi e per humor,per qesendisje e loqendisje,por mos harroni te dashur kritizer e humoriste kur ju cihet nona perplaseni ke dera e policit dhe atje e gjeni ndihmen
O kapterr malok!
Pikerisht se e duam policine tre beje detyren e vet po i thewmi ketij kapterrit qe te mos merret me plehrat,por me krimet!
E ktheve policine ne ndermarje komunale ,inshalla kujtohen mjeket te merren me zbulimin e krimeve