Rrezikonin të mbyteshin në bregdetin e Durrësit, Policia Kufitare shpëton tre pushues

Dita

3 pushues që rrezikonin të mbyteshin këtë të shtunë, janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Durrësit.

Sipas dëshmive, pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues, kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Ata janë hasur rreth 1 milje larg bregut nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare, në zonën përballë fshatit Lura.

Ndihma e parë iu është ofruar shtetasve A.K, 36 vjeç, D.E, 52 vjeç dhe M.N, 21 vjeç.

Raportohet se tre personat në fjalë janë tanimë në gjendje të mirë shëndetësore.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *