Përdorimi i bombolave të gazit gjatë periudhës së verës ka rrezik të lartë për konsumatorët.
Inspektorati Shtetëror Teknik ka nisur kontrollin në të gjitha subjektet private dhe ka ndaluar kategorikisht, përdorimin e bombolave në ambiente të vogla dhe të mbyllura.
Pavarësisht kësaj, Arian Goshi, thotë se kujdesi më i madh duhet të jetë për familjarët, të cilët nuk kontrollohen dot nga inspektorati, dhe për shkak të leverdisë në çmim, shpesh mbushin bombolat në pikat e paliçensuara.
Inspektorati ka publikuar edhe një manual të mënyrës se si duhet vendosur bombola në sezonin e verës.
Shpërthimet e bombolave të gazit kanë shkaktuar disa viktima dhe pavarësisht kontrolleve që bëhen, ende ka pika të cilat janë ta paliçensuara, sidomos në zonat rurale të vendit. /TvKlan

Po mire o z.ispektore dy llafe si te perdoren e ruhet nuk mund te thoni apo doni takime private a pagamento.Po ju jini idioter e kaluar idioteve po mjer ai popull me ju.