Rreziku i ri, fake video. Nuk do ta besoni çfarë “thotë” këtu Obama!

Nela

Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese të papranueshme në publik.

Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor i fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.

Video është një paralajmërim për erën e re të videove të rreme, të sajuara.

Pas lajmeve të rreme ato do përbëjnë rrezikun kryesor që mund të provokojë kriza të mëdha politike dhe publike.

Buzzfeed shton se kjo aftësi e manipulimit që po bëhet e mundur nga softet e reja kërkon kujdes dhe informim nga burime të besueshme të informacionit.

Peele, i cili ka marrë së fundmi një Oscar e ka imituar jo rrallë Obamën, ndaj edhe përputhja e zërit të tij me imazhin e Obamës jep idenë e një videomesazhi të vërtetë.

Së fundmi po paralajmërohet edhe mundësia e imitimit të zërit përmes programeve.

Kjo do të hapte shtigje të reja manipulimi që do të ishin shumë të vështira për t’u verifikuar.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *