Një çift pushuesish janë shpëtuar paraditen e sotme në plazhin e Spillesë.
Ata ishin futur për t’u larë, por rrezikuan mbytjen, ndërsa ndërhyrja në kohë e vrojtuesit u shpëtoi jetën.
Burrë e grua u dërguan me shpejtësi në spital për ndihmën e parë dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut.
Vrojtuesit në disa plazhe të vijës bregdetare këtë sezon kanë shpëtuar disa pushues
e.t./dita
