Rrëzimi i avionit, “shkëmbim akuzash” Siri-Turqi

anazapta

Qeveria turke dhe ajo siriane kanë lëshuar akuza të ashpra ndaj njëra tjetrës pas rrëzimit të një avioni ushtarak sirian në kufi mes dy vendeve.

Avioni ishte i impenjuar në luftimet që vazhdonin prej një jave në zonën e Latakias. Piloti i avionit që u rrëzua në territor sirian një kilometër larg kufirit, ka shpëtuar duke u hedhur me parashutë.

Sipas Ankarasë avioni kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Ndërsa Damasku nga ana e tij akuzon turqit se kanë kryer një agresion flagrant duke rërzuar avionin ndoshta për të mbledhur pikë para zgjedhjeve në vend dhe se po marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt duke mbështetur rebelët me artileri.

Dhe është pikërisht kundër një grupi xhihadist që është futur në kufirin turk, duke luftuar ushtria siriane e mbështetur edhe nga milicia lokale. Komandanti i këtij grupi, një kushëri i presidentit sirian Basar Al Assad,  ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *