Rrëzohen shtyllat nga reshjet, Kukësi pa energji elektrike

Leda Hysa

Në qarkun e Kukësit, në kuadër të situatës problematike klimaterike në shkallë vendi, nuk ka probleme në drejtim të sigurisë së jetës.Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme.

Pasojë e këtyre reshjeve ka vazhduar fenomeni i rënies së gurëve dhe inerte dherash për të cilën kanë ndërhyrë firmat kontraktore. Më problematike eshtë Rruga Kukës -Shishtavec, por 20 mjete dhe 62 punonjës për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Aktualisht vazhdojnë problemet në furnizimin me energji elektrike ku si pasojë e erërave të fuqishme ka dëmtime të rrjetit të furnizimit në bashkinë Kukës.

Pa energji në bashkinë Kukës janë 2 875 abonentë. Në shkallë qarku janë pa energji 3198 abonentë.

Nga OSHEE rajonale Kukës për të nderhyre në riparimin e avarive janë përdorur 10 mjete transporti dhe 45 punonjës. Janë shtuar mbi mesataren prurjet e lumejve e te përrenjve por pa probleme me përmbytje.

Në Liqenin e Fierzës janë 2000 m3/s. 269.93m është niveli i Liqenit të Fierzës, që është rritur me 93 cm. E gjithë sipërfaqja e liqenit është e ndotur dhe e turbullt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *