Do të jetë vetëm ekzaminimi i kutive të zeza (që në fakt janë ngjyrë portokalli) pasi të jenë rekuperuar, ai që do të japë një shpjegim mbi atë çfarë ndodhi me avionin ‘A320 të GermanWings.
Megjithatë deri më tani nga investiguesit janë të paktën tre faktorë që vihen në dukje.
Alarmi i munguar nga pilotët
Një nga misteret është ai i alarmit që dy pilotët e fluturimit 4U9525 të Germanwings nuk arritën të jepnin. Pse?
Rënia e shpejtë për shkak të një ulje të mundshme të presionit në kabinë (një nga hipotezat që mund të merren në konsideratë) bën pjesë në ato manovra që pilotët e linjave ajrore bëjnë më shpesh gjatë orëve të “stërvitjës” periodike dhë të detyrueshme.
“Kur ndodh që duhet të ulesh shumë nga kuota – shpjegon Pietro Pallini, pilot i Boeing 777 të Alitalias në pension – arrihet normalisht niveli i 10 mijë këmbëve (pak më shumë se 3000 metër).
Është e qartë që kush është duke kaluar Alpet nuk mund të zbresë nën këtë kuotë, pasi do të rrezikonte të përplasej me shkëmbinjtë.
2 pilotët gjermanë kanë zbritur me 31 mijë këmbë (rreth 9 mijë metra lartësi) në 8 minuta.
Këto minuta të rënies nga 9 mijë metra deri në përplasjen fatale kanë qenë minuta tmerri për udhëtarët fatkeqë
Difekti që mbrëmjen e djeshme kishtë lënë në tokë aeroplanin
Sipas asaj që raporton Spiegel Online, avioni kishte qëndruar një ditë para aksidentit në tokë me defekt. Ai kishte shfaqur probleme në daljen e pasme të rrotave, – ka konfirmuar Lufthansa për Sipegel online.
“Por ky problem ishte zgjidhur plotësisht dhe mjeti ishte gati në mëngjes për një shërbim fluturimi”- ka shpjeguar një zëdhënës i kompanisë ajrore.
Hapja e rrotave, sidomos nëse ndodh në një lartësi si ajo në të cilën ndodhej avioni dhe me atë shpejtësi mund të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe shumë të mëdha.
Dyert rrezikojnë të shqyhen nga vendi dhe të godasin depozitën e benzinës, duke e çarë dhe kështu shkaktojnë një ulje të presionit të brendshëm.
Ngjarje e paralajmëruar
Paska ndodhur edhe më parë me të njëjtin tip avioni.
Në 5 nëntorin e shkuar , fatmirësisht avioni i Germanwings arriti të evitonte përplasjen falë gjakftohtësisë dhe përgatitjes së pilotëve.
Por dinamika ishte e njëjtë: një humbje kuote e paparashikuar. Edhe në këtë rast bëhej fjalë për një avion A321.
Incidenti i vitit të shkuar, i cili konfirmohet dhe nga kompania ndodhi gjatë ngritjes, rreth 15 minuta pas nisjes së fluturimit dhe u shkaktua nga akulli që mbuloi sensorët, të cilët për këtë shkak i kalonin infomacione të gabuara sistemit të avionit.
Ekzaminimi i kutive të zeza
Kutitë e zeza mund të thonë shumë për të ndihmuar në ndërtimin e dinamikës dhe shkaqeve e incidentit, edhe pse të dhënat e shumta që përmbajnë duhet të ballafaqohen me shumë elementë të tjerë.
Është shumë e rëndësishme të analizohen mbetjet e gjetura në skenën e incidentit. Në bazë të modifikimeve që mund të kenë pësuar mbetjet mund të arrihet në përfundimin si ka ndodhur përplasja.
Kutitë e zeza, (që në të vërtetë kanë ngjyrë portokalli) janë dy.
E para quhet Cvr (Cockpit Voice Recorder) dhe regjistron zërat në kabinën e pilotimit; mund të mbajë deri në dy orë regjistrim me një cilësi të ulët dhe deri në 30 minuta në cilësi të lartë.
E dyta quhet Fdr (Flight Data Recorder) dhe regjistron parametrat teknikë kryesorë deri në 20-30 orë fluturim, si ato të lidhura me shpejtësinë, lartësisë dhe gjendjen e motorrëve në momentin e incidentit (temperature, fluksi i karburantit, etj).
Shqetësimi i ekuipazhit të Germanwings
Germanwings ka anuluar 30 fluturime në Europë, 7 prej të cilave me nisje nga Duseldorfi, kjo pasi ekuipazhi refuzonte fluturimin.
Këtë fakt e ka komunikuar një zëdhënës i Lufthansas duke shpjeguar që “ekuipazhet nuk janë të plota”, pa saktësuar nëse refuzimi është i pilotëve, apo i asistentëve të fluturimit.
Nga sa mësohet pilotët dhe asistentët e udhëtimit shfaqnin shqetësim për sigurinë e fluturimit.
Kur ështe e shkruar…
Vendosën të ndryshonin fluturim në momentin e fundit, për të shmangur një tranzit të gjatë në Düseldorf, dhe kjo gjë u shpëtoi jetën.
Lojtarët e skuadrës së futbollit të Dalkurd Borlänge, duhet të ishin mes fatkeqëve të fluturimit të avionit A320 të Germanwings, i cili u rrëzua në Alpet franceze.
Ata ndërruan avion në momentet e fundit. 150 të tjerët nuk janë më gjallë / DITA




E pacin shpirtin te paster.
Zoti qofte me ta dhe me ne qe jemi ende gjalle
pse i mbajne keto shkakaravina qe fluturoj prek 1991??
edhe makine te ishte do ta kishin nderruar.
Babezia per fitime merr jete njerezish ne vijimesi.
Ngushellime
qofshin te xhenetit
mos perdorni fjale arrabe
rahmetlinjte qofshin te xhenetit
pse ati je tu e mbajt rendin e tpamjes a
Spanish media have reported that most of those on board were German tourists returning from Barcelona and Palma de Mallorca.
The British Government has not yet confirmed if there are any British nationals on the crashed Airbus.
Me falni por komenti juaj shkruar ne anglisht eshte komplet idiot.
Neper aeroporte dhe brenda avioneve shef nje ndryshim te madh standartesh sjelljeje dhe sherbimi.
Une udhetoj shpesh.
Njerezit jan ber nervoz n gjith boten. Hallet ekonomike i kan mbytur t gjith. Dhe hallet nuk inlen ne shpi i marrin me vete n pun. Kwshtu qe….
keto tragjedi jane nje apel per kontrolle te avioneve qe nisen nga tirana.
Ka ca prej tyre qe jane karakatina te verteta.
i lutem me shpirt njerezve qe kane pergjegjesine per keto kontrolle te lene nje moment menjane hallet personale dhe ti kushtojne vemendje punes.
Qofxhin te Genetit
Po behuni njehere njerez o kafshe dhe ngushelloni si Shqiptar. Ju dhjefsha gjuhen juve muter qe perdorni terma arab. Se vetem orientalizma barbar na lane e na mesuan te flamosurit.
Ne ate Avion kane vdekur qytetar Europian dhe mbi te gjitha nje brez adoleshentesh te pafajshem, qe kishin shkuar per ekskursion ne Spanje.
Jo sunito-shitiste qe do shkonin per Iftar ne Qerbela.
Po ti mor pleh i Anusit edhe tek ky artikull gjete të shprehësh urrejtjen tënde ndaj shqiptarëve myslimanë?! Ata që përdorin fjalë të huaja bëjnë shumë gabim, pavarësisht nga besimi, por kjo gjë s’mund të bëhet shkak që qelbësirat antishqiptare të fyejnë dhe urrejnë shqiptarët. Ata që kanë vdekur e që u prehshin në paqe, more hale, janë evropianë, por edhe këta që ti po i quan “sunito-shitiste” (ç’farë janë “shitistet”?) janë evropianë, madje nga raca më e vjetër e Evropës dhe s’kanë lidhje me arabët, pavarësisht se pushtuesit na lanë peshqesh myslimanizmin. Edhe shpirtin e keni të zi, siç keni surratet, ju konet e Qenullatosit!
po ky gjermoni me ekonomi te larte pse mban akoma avione 24 vjecar dhe me cmime te lira,u prefshin ne paqe.
Fatkeqsi e tmerrshme,per gjithe familjet e helmuara.
Gjermania eshte e pasur per pasaniket e saj dhe jo per popullin. 90% e pasurise gjermane eshte ne duart e 10% te popullsise, dmth, 90% gezon vetem 10%. Kjo eshte barazia sociale e realitetit gjerman, te tjerat jane propagande. Bota ka arritur nivelin e skllaverise moderne.
Me ke e pe ti shoku me ate me xham apo me ate pa xham……
Si Gjermania te sihte gjithe Bota……e gjithe Bota e ka ZILI !
AEDINI CFFAR ESHTE KJO TA BLESH VDEKJEN ME EURO .
Lale atij sekondi nuk i ruhet dot askush. Aty e kishin te shkruar……..
qofshin te parajses
Si nuk ndodhi te ishte ai largqofti e te kishim shpetuar pergjithmone, po shkojne e pesojne te pafajshmit. U prefshin ne paqe
Një fluturim në ferr për të pafajshmit. Dhe thonë “ka zot” ! Me siguri përgjegjësia është e personelit inxhiniero- teknik që nuk kanë dhënë raporte të sakta për pasojat që sjell vjetërsia e përdorimit të avionëve. Nuk ishin budallenj më përpara që inxhinieri ose tekniku i avionit detyrohej të ishte bashkë me pilotët në fluturim! Le t’i bënte shërbimet parafluturuese “pa përgjegjësi” po t’ja mbante bytha ? Do të shkonte në ferr bashkë me gjithë pilotët dhe pasagjerët! Nuk e di a është ky rregull tani por s’kam dëgjuar që të jetë! Me helikopterët tanë ushtarakë e di që zbatohet se avionë s’kemi , i trafikuam për para politikanësh e vota partish? Mjerë ata që ikën dhe ata që kanë humbur njerzit e tyre! Shkrumb u bëfshin dhe ata që janë përgjegjës! Kurajo për familjarët e të humburve!
@@@@ Një fluturim në ferr për të pafajshmit. Dhe thonë “ka zot” ! Me siguri përgjegjësia është e personelit inxhiniero- teknik që nuk kanë dhënë raporte të sakta për pasojat që sjell vjetërsia e përdorimit të avionëve. Nuk ishin budallenj më përpara që inxhinieri ose tekniku i avionit detyrohej të ishte bashkë me pilotët në fluturim! Le t’i bënte shërbimet parafluturuese “pa përgjegjësi” po t’ja mbante bytha ? Do të shkonte në ferr bashkë me gjithë pilotët dhe pasagjerët! Nuk e di a është ky rregull tani por s’kam dëgjuar që të jetë! Me helikopterët tanë ushtarakë e di që zbatohet se avionë s’kemi , i trafikuam për para politikanësh e vota partish? Mjerë ata që ikën dhe ata që kanë humbur njerzit e tyre! Shkrumb u bëfshin dhe ata që janë përgjegjës! Kurajo për familjarët e të humburve!
Koment i mirë i pëllumbit! Prsh!
Duhet te paisen pasagjeret me parashuta.
shqiptaret i ka rujt zoti,ketu avionet dhe tragetet jane 50 vjecare.Po keto politikanet tone,qe ngelen ne ajer,nuk i gjendet ndonje avion pa rrota ketyre?Mire thone,nuk bie rrufeja ne hale!
Tmerr 🙁
I dashur perkthyes.
Ai shpjegimi ne kllapa (ngjyre portokalli) eshte i gabuar ose te pakten i panevojshem.
Black box (kuti e zeze) nuk quhet per shkak te ngjyres por per te krijuar idene se jane te mbyllura e nuk dihet c’permbajne deri sa te hapen.
Ne anglisht edhe gjera te tjera qe ne nje moment te caktuar nuk njihen ose nuk dihet si te shpjegohen perbejne “nje black box”.
shpirti I tyre vafte ne parajse ,shpirti dhe trupi I fajtorve per pasuri dhe babzi u shkrifte ne zjarre qe lene avjon rrangall ne sherbim te transportit ajrore.