Rrëzohet ankimimi i PD-së, duhet të paguajë gjobën e Bashkisë së Tiranës

redaktor

Duket se Partia Demokratike nuk do t’i shpëtojë kollaj gjobës 163 milion lekë të vendosur nga Bashkia e Tiranës për protestën e 8 dhjetorit.

Burime nga Bashkia e Tiranës konfirmojnë se komisioni i apelimit ka rrëzuar ankimimin e PD-së, duke e lënë kështu në fuqi gjobën e vendosur.

Ç’ka do të thotë se PD-ja duhet të derdhë në Bashkinë e Tiranës 163 milion lekë, bashkë me kamatëvonesat, ose në të kundërt drejtoria e tatim-taksave vendore sipas ligjit procedon me bllokimin e llogarive bankare.

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ankimoi gjobën e Bashkisë së Tiranës në 6 janar të këtij viti, duke kërkuar anullimin e saj.

 

22984139184_4be7b0a91b_k2

Share This Article
6 Comments
  • Lakm I mire,,,,,,por me I mire do te jete kur te njoftohemi per shlyerjen e plote ,nga nahija shqup-se,te kesaj gjobe te ligjshme.

  • Nuk do ta paguaje gjoben. Do ta ankimoje ne gjykate dhe eshte e sigurte qe gjykata do ta hedhe poshte gjoben.
    Arsyeja:
    1-Fleta e gjobes, nuk eshte per demtime te prones dhe kundervajtje te tjera, por eshte gjobe per automjetet. Shifeni me kujdes.Policia bashkiake i ka te ndara fletet e gjobave sipas shkeljeve.
    2-Si rregull nje flete gjobe duhet firmosur nga te pakten dy police bashkiake. Nuk ka police qe firmos vetem njeri?
    3- Nuk ka procesverbal te vleresimit te demeve i cili behet nga ekspertet dhe firmoset prej tyre.
    4-Mbas gjobes dhe proces verbalit te vleresimit te demeve, kryetari bashkise nxjerr urdherin administratriv per kryerjen e cdemtimit. Ne kete rast kryetari i bashkise nuk ka nxjerre urdher administrativ.
    5- Vereni shkresen qe kryetari i bashkise i ka derguar kryetarit te PD. Pa vulen e bashkise dhe pa shkrese percjellese me date dhe numer protokolli.
    6- Nuk dihet dhe nuk kuptohet se per cilin vit ben fjale gjoba, pasi asnje date nuk eshte shenuar mbi te dhe ne shkresen e kryetarit te bashkise.
    7- Polici bashkiak refuzon te kete firmosur nje gjobe te tille. Dhe me sa po marrim vesh, ekspertiza ka provuar se gjoba eshte e falsifikuar.
    Nga te gjitha keto PD nuk do ta paguaje gjoben, por gjykata do ta denoje me gjobe bashkine per falsifikim te dokumentave zyrtare.

  • Kujton Saliu me gjithe ate kucken kamariere Lulezimen, se do t’ja hedhin si heret e tjera. Ky eshte vetem fillimi, keta kriminele kane per te paguar “Gjobat” e gjakut te qytetareve shqiptare dhe grabijet qe i kane bere shtetit e taksapaguesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *