Rrëzohet avioni me 83 persona në bord në Afganistan

Ornela

Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore “Ariana Afghan Airlines” është rrëzuar në provincën e Ghaznit në lindje të Afganistanit, raporton televizioni 1TV duke cituar autoritetet lokale.

Në bord kishte 83 persona sipas “Ariana News”, por nuk ka ende asnjë të dhënë për të mbijetuar e as për shkaqet e aksident fatkeq. Ministria afgane e mbrojtjes nuk ka komentuar deri tani mbi aksidentin.

Sipas përfaqësuesit të guvernatorit lokal, avioni po udhëtonte nga Herati drejt Kabulit kur u rrëzua në rajonin Deh Yak të provincës së Ghaznit. Sipas disa burimeve në zonën e aksidentit kanë mbërritur tashmë grupe talebanësh.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *