Një avion ushtarak sirian është rrëzuar pranë kufirit me Turqinë. Lajmi konfirmohet nga aktivistët dhe mediat lokale. Incidenti ka ndodhur në një zonë ku rebelët sirianë dhe forcat e qeverisë kanë kohë që luftojnë për të marrë kontrollin e kufirit. Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për rrëzimin e avionit. Me qindra mijëra njerëz janë larguar nga Siria për në Turqi si pasojë e luftës civile 3 vjecare në vend kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad.
