Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar të mërkurën në Savannah të Georgias.
Forcat Ajrore të Amerikës thonë se bëhet fjalë për një avion “C-130” të Gardës Ajrore Kombëtare.
Kanë mbetur të vdekur dy persona dhe të plagosur, tre të tjerë.
Rrëzimi i avionit ka ndodhur në një autostradë, disa milje larg pistës së aeroportit, shtoi më tej zëdhënësja e Forcave Ajrore, Candace Carpenter.
“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodwin, i cili e pa ngjarjen nga rruga më e afërt.
“Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzit në godinë u kapluan nga paniku. Ishte me të vërtetë e tmerrshme”.
Në videon e publikuar nga filiali i CNN-it, “WSAV”, duket reja e dendur të tymit dhe flakët që vinin nga vendi i ngjarjes, që dyshohet të jetë një magazinë.
Prayers go out to the families of all on board the plane that crashed in Garden City today. Captured from my business’ surveillance cameras #CNNiReport pic.twitter.com/08Ms4gADMv
— Scott Cohen (@scottoftroy) May 2, 2018
s.a/dita
