Rrëzohet drafti i Dodës për hapjen e dosjeve, kalon ai i propozuar nga qeveria

Bledar Lumani

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në parim draftin e propozuar nga qeveria për “Hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, ndërsa rrëzoi nismën ligore të hartuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda (PD) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU).

Relatori i dy nismave ligjore, deputeti Armando Subashi, tha se projektligji i paraqitur nga dy deputetët ka përplasje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009 dhe për rrjedhojë nevojiten disa ndryshime.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, tha ai, pasi është shumë e rëndësishme që të dy ligjet të jenë në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Subashi.

“Ligji 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese”, tha Subashi.

Por kjo pikë është kundërshtuar nga demokrati Genc Strazimiri, i cili theksoi se “Vendimi i gjykatës kushtetuese në 2008, mund të them që është vendimi Femi Abdiu dhe Bamir Topi.”

Argumenti i Strazimirit është rrëzuar nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se vendimi i 2008 i Gjykatës Kushtetuese është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias.

“Vendimi i 2008-s i Gjykatës Kushtetuse është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias. Ka dhe një gjë në ketë histori, PD 8 vjet në pushtet la të bënte një ligj të ri duke reflektuar mbi atë ligj”, tha Xhafaj.

Por përveçse antikushtetueshmërisë, Subashi ngre edhe kritika të tjera për pr/ligjin e propozuar nga Doda dhe Idrizi. Sipas tij kohështrirja deri në vitin 2030 është shumë e gjatë.

“Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet”, tha Subashi.

Në lidhje me projektligjin e sjellë nga qeveria, që është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, Subashi ka theksuar se ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit dhe se nuk ka gjetur element antikushtetues, por pavarësisht kësaj ai shton se mund të ketë nevojë për disa rregullime.

“Ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit. Nuk gjeta element antikushtetues është në përputhje me standardet. Mund të ketë nevojë për disa rregullime në nene të ndryshme. T’i hapim rrugë, ta miratojmë në parim”, tha më tej Subashi.

Ndërkohë që anëtarët e opozitës në këtë Komision kanë zhvlerësuar efektet e variantit të propozuar nga qeveria duke vlerësuar si më të mirë atë të propozuar nga dy kolegët deputetë.

“Ligji i ardhur nga qeveria në mënyrë të qëllimshme për të rrezuar atë të deputetëve . Ligji qeverisë as më shumë e as më pak vetëm informim, nuk duhet ta hedhim poshtë apriori ligjin e kolegëve”, tha Fatmir Mediu.

Ndërsa deputetit demokrat, Eduard Halimi e ka vlerësuar si hipokrizi variantin e propozuar nga ana e qeverisë. Sipas tij ky pr/ligj është thjesht informues,  ndërkohë që varianti i propozuar nga dy kolegët e opozitës parashikon largimin e zyrtarëve të lartë që kanë kryer barbari në komunizëm.

Share This Article
6 Comments
    • Sa per “bijte e eterve”, ata jane tek te gjitha partite qe bejne ligjin. Te ishte ndryshe, ish te persekutuarit le te kishin formuar nje parti te tyre. Pike e zeze! 25 vjet demokraci dhe keta vazhdojne me biografira, a thua se nuk kane vuajtur vete prej ketyre budallalleqeve. Per me teper qe jane edhe pakice. Dhe harrojne se, ne fund te fundit, PS+PD miratuan me konsensus nje rezolute qe i shpalli te pafajshem qysh ne 1991-in. Dhe nuk kane perfituar pak qe nga ajo kohe!

      • Bio,
        Nuk eshte ceshtje biografish por i nje procesi trasparence qe u vonua qellimisht ne nje kohe kur ne vende te tjera ai u realizua menjehere pas renies se sistemit kriminal diktatorial.
        Ata qe kane perfituar jane te pakte dhe kane qene kryesisht te lidhur me pushtetin ose servile te tij, shume te tjere ende nuk kane pare asnje lek.

  • Cfare kerkon kjo “P…. e dhise maje kusise” te hiqen njerezit nga puna duke filluar nje lufte te re klasash.Kjo femer duket si e cakarrosur me ato sy ngjyre shellire, merr persiper gjera qe nuk ja ka haberin fare.
    Edhe kesaj i ka lene diktatura ca njolla ne tru ose ja ka trasheguar familja si p.sh.kur thoshte : “Saliu ti kithte varur te palmat e kryeministrise demonstruesit”.

  • normale si do ta votojne corbengrenesit e rinj corben e vjeter qe kane gelltitur familjarisht,,,,,10% e shqiptare shpetojne nga ato dosje,,,te tjeret jane bijte e partise te edukuar ne kudhren socialiste por qe kane bere shume karriere nga te gjitha krahet politike,,,,,me rekomandim te babait ose te 1 pjestari te familjes qe bente pjese ne min e brendeshme ose komitetin e partise,,,,,,disa idiote nen masken e luftes se klasave duan te humbin gjurmet,,, pa bere cdo gje trasparente nuk ka per te pasur kurre te ardhme per kete popull te shumevuajtur ne shekuj,,,,,,,eshte e drejta baze dhe themelore e demokracise te dihet preardhja e te gjitheve qe jane ne pushtet qe drejtojne kete vend ,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *