Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri turistik në Kanionet e Mëdha në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shkaqet e aksidentit ajror nuk janë të qarta.
“Papillon Airays” është kompania e helikopterëve turistikë, e cila na faqen e saj në internet përshkruan se 600 mijë njerëz në vit përdorin helikopterët e saj. Autoritetet vendore thanë se puna për gjetjen e trupave do të jetë e vështirë për shkak të pozicionit gjeografik.
Kanionet e Mëdha në SHBA janë më shumë se 1.6 km të thella dhe konsiderohen një nga atraksionet turistike më të vizituara në Amerikën.

l.h/ dita
