Krahas luftimeve të shumta në Irak, edhe aksidentet nuk mbeten pas.
Të paktën 9 persona gjetën vdekjen kur një helikopter u rrëzua në jug të Bagdadit. Të gjithë personat në bord humbën jetën.
Zëdhënësi i ushtrisë, Yahya Rasook, ka thënë se helikopteri Mi-17, prodhim rus, është rrëzuar për shkak të “problemeve teknike”. Ai ka thënë se dy pilotë dhe shtatë zyrtarë të ushtrisë janë vrarë në incident. /Dita/