Një aksident i rëndë në rrethana ende të paqarta i ka marrë jetën një personi, shofer i një kamioni dhe një tjetër punëtor ka mbetur nën një masiv dheu, për shkak të rënieve të inerteve në Bypassin e Vlorës.
Sipas një njoftimi paraprak të policisë së Vlorës, ngjarja ndodhi në orën 10:40, në Bypassin Orikum Kaninë, ku duke punuar, kamioni është rrëzuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga vendngjarja dhe shihet se pas rrëzimit, ndoshta nga një distancë e lartë, koka e kamionit është shkatërruar plotësisht, ndërsa trupi i kamionit ka mbetur në mes një kanali anë rrugës.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
‘Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrëzuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

a.m/dita
