Një aeroplan ushtarak amerikan në të cilin gjendeshin 11 veta, nga ekuipazhi dhe pasagjerët është rrëzuar në brigjet e Japonisë.
Sipas mediave të huaja shkaku i rrëzimit është i panjohur dhe emrat që janë në bord ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa të afërmit e tyre janë njoftuar, kanë thënë autoritetet amerikane. Për momentin nuk ka detaje për fatin e 11 pjesëtarëve të ekuipazhit.
Siç thuhet më tej, aeroplani ishte në rrugë drejt transportuesit të aeroplanëve USS Ronald Reagan në Detin e Filipineve.
Anijet luftarake amerikane së fundmi kanë qenë të përfshira në disa aksidente.
Vetëm në muajin gusht, Marina Amerikane kishte humbur 10 veta nga personeli, kur USS John McCain u përplas me një cisternë pranë Singaporit.
Gjithashtu, rreth dy muaj më parë, USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash jashtë brigjeve të Japonisë, ku gjetën vdekjen shtatë persona.
