Rrëzohet mes pyjeve helikopteri rus, humbin jetën 4 ushtarakë

Elena Tase

Një helikopter i ushtrisë ukrainase u aksidentua mbrëmjen e shkuar në një zonë pyjore në perëndim të vendit ku si pasojë humbën jetën 4 ushtarakë.

Helikopteri ushtarak rus, Mi-8 u përplas në tokë në rajonin e Rivne gjatë një seance rutinë stërvitore dhe shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Presidenti ukrainas, Zelensky urdhëroi shefin e shtabit të ushtrisë të angazhohet për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Sipas presidentit të sapozgjedhur, Ukraina nuk duhet të humbë trupa ushtarake gjatë lojërave dhe stërvitjeve ushtarake.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *