Rrëzohet në det një helikopter i ushtrisë greke

Elton Tafaruci

Një helikopter “Apache” i forcave ushtarake greke ka rënë në lindje të Halkidhikisë në Greqi, rreth 150 km larg Selanikut gjatë lojës ushtarake “Sarisa 2016” që ka filluar sot në mëngjes në këtë zonë.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, pilotët janë munduar të kryejnë ulje emergjente, por helikopteri ka rënë në det në gjirin Orfanou. Arsyet e këtij aksidenti ende nuk bëhen të ditura dhe nuk konfirmohet nëse ka pasur një defekt teknik.

Dy pilotet janë shpëtuar nga forcat e Marinës detare dhe tashmë transportohen në spitalin ushtarak 424 të Selanikut.

Ky është helikopteri i dytë që rrëzohet brenda këtij viti në Greqi. Në shkurtin e kaluar, një helikopter i forcave të Marinës greke është rrëzuar në afërsi të ishulli Leros në Egje, ndërsa merrte pjesë në një manovër të përvitshme ushtarake dhe tre oficerë humbën jetën.

Share This Article
2 Comments
  • Tani qè karburantin u duhet ta paguajnè nga xhepi i tyre dhe jo me ato tè botès, fqinjève tanè kanè filluar tu rrèzohen zogjtè nga qielli.
    U rrofshin Apachet o fqinj. Kèsaj i thonè, dhi e zgjebur por bishti pèrpjetè. Populli nuk ka punè dhe bukè tè ha, borxhet deri nè fyt, por Apache ama,,,,,, edhe pse nè fund tè detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *