Një i ri nga Belgjika u rrëzua nga parashuta në Korçë, pasi ishte hedhur në zonën e Mborjes. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur Koen Dhougnt ka njoftuar policinë se është rrëzuar sapo është hedhur me parashutën e tij, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të mëdha në trup.
Menjëherë, 24 vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës dhe po merr mjekimin e duhur, ndonëse gjendja e tij nuk është kritike.
Mësohet se 24 vjeçari Koen Dhougnt jeton në Tiranë dhe gjatë fundjaves ai kishte shkuar në Korçë, për t’u hedhur me parashutën e tij.
